Connect with Us

Bankierët qendrorë dhe konfliktet lidhur me kursin

Aktualitet

Bankierët qendrorë dhe konfliktet lidhur me kursin

Publikuar

-

Së fundmi, Banka Qendrore Europiane e la politikën monetare të pandryshuar dhe monedha euro pati lëvizje thuajse të pakonsiderueshme.

Krahas luftës globale tregtare të nisur nga Donald Trump dhe teatrit SHBA-BE, i cili hyri në një armëpushim të pasigurt së fundmi, Presidenti amerikan ka fajësuar BE-në dhe Kinën për dobësimin e qëllimshëm të monedhave të tyre, komenton Financial Times.

Për sa i përket Kinës, ai edhe mund të ketë ndonjë arsye, por në drejtim të Europës, një akuzë është fare e padrejtë.

Është i vërtetë fakti se ekzistojnë paqëndrueshmëri të panumërta globale, pjesërisht duke reflektuar edhe shkallën e pabarabartë të kursit të këmbimit, por nuk mund të fajësohen si shkaktarë të tyre politika monetare, të paktën në ekonomitë e përparuara.

Si BQE-ja, Rezerva Federale e SHBA-së dhe Banka Qendrore e Japonisë (BQJ) janë në pozicionin e duhur për sa i përket politikës monetare, me vetëm ndoshta Rezervën Federale tepër të prirë për të tërhequr stimuj. Ato janë duke u përqendruar më shumë në faktorë të tillë si inflacioni në vend dhe tregjet e tyre të punës, më tepër sesa të përpiqen që të manipulojnë vlerën e jashtme të monedhave të tyre.

Të enjten e kaluar, Banka Qendrore Europiane përsëriti mesazhin e mbledhjes së saj të mëparshme të mbajtur në qershor, se synonte të fillonte lehtësimin sasior nga shtatori deri në fund të këtij viti.

Padyshim që veprimet e bankave qendrore dhe veçanërisht miratimi i Lehtësimit Sasior nga BQE dhe BQJ në vitet e fundit kanë pasur ndikime të rëndësishme te monedhat.

Por, ashtu edhe siç e ka theksuar BQE-ja në mënyrë specifike, edhe pse kursi i këmbimit ishte pa dyshim një kanal i lehtësimit monetar, ai nuk ishte aspak më i rëndësishmi apo as edhe i nevojshëm. Edhe përpara ardhjes në pushtet të z. Trump, BQE-ja ka marrë kritika nga Rezerva Federale e SHBA-së në lidhje me përdorimin e Lehtësimit Sasior për të ulur monedhën e saj në vitet pas krizës financiare globale.

Në një vlerësim të FMN-së gjatë javës së kaluar, në drejtim të pabarazive globale të jashtme u theksua se monedha euro ishte nënvlerësuar në vitin 2017. Por gjithashtu ka pasur mospërputhje të mëdha midis vendeve anëtare të BE-së.

Ekonomistët e fondeve mendojnë se kursi real i këmbimit ishte midis 10 dhe 20% më i dobët se sa i përshtatshëm në Gjermani, i cili vazhdon të krijojë suficite të mëdha tregtare, ndërsa në Spanjë ishte midis 3 dhe 10%. Dhe ky është një problem që një bankë qendrore nuk mund ta rregullojë. Z. Trump duhet t’i kërkojë Gjermanisë të zvogëlojë deficitet e jashtme, duke nxitur investimet vendase dhe jo t’ia lërë fajin për një vlerësim të monedhës ndaj së cilës ajo mund të bëjë shumë pak. Në të kundërt, dollari është mbivlerësuar për shkak të një kombinimi të politikës fiskale të z. Trump, që kërkon norma më të larta interesi dhe rritjen e obligacioneve.

Edhe pse Rezerva Federale mund ta ketë mbivlerësuar disi presionin inflacionist në ekonominë amerikane, gjithsesi “faji” në mbivlerësimin e dollarit nuk mund t’i adresohet Bankës Qendrore. Nëse aktualisht ekziston një situatë e tensionuar mbi pabarazitë e tregjeve dhe të monedhave, ky është një problem që i takon të merren politikanët dhe jo bankierët e bankave qendrore. Politika monetare në tre ekonomitë e mëdha të përparuara është aktualisht më se e përshtatshme.

Bankat qendrore duhet të vazhdojnë t’i konsiderojnë kurset e këmbimit si një faktor të rëndësishëm në vendimmarrjen e tyre, por jo si një objektiv në vetvete./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: