LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të hynte në Shqipëri me 21.900 euro të padeklaruara/ Gjobitet shqiptari

24 Gusht 2018, 15:52, Aktualitet CNA
Tentoi të hynte në Shqipëri me 21.900 euro të padeklaruara/

Një shtetas shqiptar është kapur gjatë pasdites së sotme në pikë doganore të Kakavijës, pasi kishte me vete 21.900 euro të padeklaruara.

Mësohet, se ai është ndaluar nga doganieret grekë në tentativë për të hyrë në Shqipëri. Pasi është gjobitur me 25% të shumës së kapur, shqiptari është lënë i lirë nga autoritetet greke.

Për identitetin e tij nuk bëhet gjë e ditur. Kujtojmë, se ky është rasti i dytë brenda javës. Dy muajt e fundit në Kakavijë janë kapur 116.000 euro në tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga