LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet 7 kg drogë në formë çokollate/ Në pranga një person

24 Gusht 2018, 10:00, Aktualitet CNA
Sekuestrohet 7 kg drogë në formë çokollate/ Në pranga

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion antidrogë të koduar “Bradasheshi”, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Uniformat blu gjithashtu bëjnë të ditur se është arrestuar një person si dhe është proceduar penalisht një tjetër.

Në pranga ka Artur Gjolena, 37 vjeç, banues  në  Tiranë, ndërsa është proceduar penalisht për moskallëzim krimi shtetasja V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Deklarata e plotë e policisë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Bradasheshi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Arrestohet në flagrancë  poseduesi i lëndës narkotike.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi.

Sekuestrohet 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë  për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor  Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa  TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,  ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

Lajmet e fundit nga