LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon videon për Rrugën e Kombit/ Qytetarët japin alarmin, akuza të forta kryeministrit

24 Gusht 2018, 07:22, Aktualitet CNA
Rama publikon videon për Rrugën e Kombit/ Qytetarët japin

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar një video nga kantieri i Rrugës së Arbrit.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan ?MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbërit, ku punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë sipas planit, ju uroj një ditë të mbarë.?.

Por menjëherë pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika kundër kryeministrit. Gjithashtu ata ngrenë alarmin për sigurinë dhe cilësinë e rrugëve, ndërsa shprehen se tenderat e qeverisë janë vetëm vjedhje e hapur.

?Ti kujton se i han njerzit me keto budalliqe me mengjes…kantjere fantazmash per te hedhur hi syve dhe ne krahun tjeter vithni si derrat.?-shkruan një qytetar.

Një tjetër e pyet kryeministrin se kur do të përfundojë ndërtimi, ndërsa ngre alarmin për situatën në rrugën nacionale Permet-Tepelene-Berat-Belsh -Elbasan-Tirane . ?Ooo z.Ramaaa muhabeti esht ta mbaroj se si ai kantjer jan hapur plot ne ate semgent!!
Alarmaantee zoti Kryeminister rruga nacionale Permet-Tepelene-Berat-Belsh
-Elbasan-Tirane!!!! Pervec banoreve te atyre zonnave me vjen keeq dhe per ato TURISTAT qe ti thua po shtonen…!!!?-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër qytetar thotë se investimet në Shqipëri janë vetëm vjedhje e hapur ?Do te shkoj te jetoj ne shqiperi po’ c’è do qe ne realitet esht vetem vjedhje e hapur?-shkruan komentuesi.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Z.kryeminister si nuk the njiher qe i lidhem dritat filan fukarai i gjetem pune nji te papuni si nuk the njiher qe ndaluam kaq njerez qe po braktisin vendin si nuk the njiher qe u ke ardhur ne ndihme qofte edhe nji fukarai qe nuk sduion femijet por vec keni ngrit tarifat .fukaran e keni fut shtat pash ne dhe asnji shanc te ngreri koke fukarai shqiperia eshte vend i te pasurve shqiperia eshte per ju parlamentaret qe genjeni cdo dite kete popull mjer populli qe voton mire na e beni ju heq kapelen ju politikaneve mashtrusaaaaaa ……..?.

Një tjetër komentues e akuzon qeverinë se po vjedh me tenderat , ndërsa shkruan ?Perfundo te Kombit dhe Elbasanit njehere se jane cop cop pastaj fillo te tjera , apo keni hadhin sa me hap tenderat njehere me vjel lekun?.

?Kto rrugët postoji kur te perfundojne jo tani qe ke hap thesin e tenderit ?-shkruan një tjetër.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

Lajmet e fundit nga