Connect with Us

Pesë vjet TiBO TV, platforma për të gjithë shqiptarët anembanë globit

Aktualitet

Pesë vjet TiBO TV, platforma për të gjithë shqiptarët anembanë globit

Publikuar

-

Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe medias online, televizioni vijon të mbajë të ngujuar miliarda njerëz në të gjithë botën. Formati ka ndryshuar. Televizioni e ka kaluar “murin e dhomës së ndenjes’”. Në shërbim te audiencës dhe kërkesave në rritje të saj, televizioni sot, jo vetëm informon, por edhe argëton dhe shpalos hapesira të reja.

Platforma TiBO është e para platformë shqiptare në rajon që pesë vite më parë ofroi produktin IPTV OTT (televizion nëpërmjet internetit over the top) të modeluar dhe zhvilluar tërësisht nga inxhinierë dhe profesionistë shqiptarë. Drejtori Ekzekutiv dhe aksioner i TiBO shpk, Z. Adnand Mahmuti, thotë se udhëtimi i TiBO TV nisi përmes box-it të vogël Dualcore, duke i dhënë çdo bashkatdhetari, në çdo vend të botës, mundësinë që të hapte ekranin me të gjitha dimensionet e argëtimit modern në gjuhën shqipe. Më tej, Z.Mahmuti shton se qëllimi është arritur dhe ëndrra është realizuar, pasi TiBO TV, është bërë i njohur për çdo familje shqiptari, kudo që ndodhet.

Z. Mahmuti, kur përmendet TiBO, të gjithë e dinë se për çfarë shërben por, sa i përket standardit të të parit televizor përmes TiBO, çfarë mund të na thoni?

Faleminderit. Më vjen mirë për këtë, që TiBO njihet nga çdo familje bashkatdhetarësh në Botë. Ne sapo kemi hyrë në gjysmën e dytë të vitit 2018 që është edhe viti ynë i pestë në treg, ndaj dua të ndaj me lexuesit e nderuar momentet më të rëndësishme që na sollën këtu ku jemi sot, si dhe planet dhe synimet për të ardhmen.

E filluam udhëtimin tonë të biznesit, duke zhvilluar aplikacionin tonë elegant TiBO TV, dhe e shërbyem atë përmes box-it të vogël Dualcore, më i miri në kohën e vet, dhe bashkë me të u ndezën kanalet Digitalb përtej limiteve të sinjaleve tradicionale satelitore, tokësore dhe kabllore. Ne i dhamë mundësi çdo bashkatdhetari, në çdo vend të botës, të ndizte ekranin me të gjitha dimensionet e argëtimit modern në gjuhën shqipe.

Me mijëra llogari të hapura në shërbimet e platformës TiBO çdo vit, komuniteti ynë vazhdon të rritet e bashkë me të rriten edhe zhvillimet dhe investimet tona.

Ne kemi zgjeruar partneritetet tona me kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare CDN (Conent Delivery Network), siç janë Akamai dhe Verizon duke çuar numrin e serverave që mundësojnë shërbimet tona në 364.000 në të gjithë Botën, për të siguruar cilësinë maksimale të figurës dhe qëndrueshmërinë e sinjalit në çdo kontinent. Gjithashtu, edhe me partnerët ndërkombëtarë për prodhimin e hardware dhe middleware: Geniatech, Magoware, Google, Wowza.

Si arrini që të mbuloni të gjithë globin me pika të shpërndarjes, duke qenë se zyrat qendrore dhe menaxhimi i operacioneve realizohet nga Shqipëria?

TiBO numëron mijëra klientë shqiptarë të të gjitha trevave, të cilët jetojnë në Europë 56 % prej tyre,  37 % në Amerikë, 6 % në Australi dhe 1% në Azi e Afrikë. Klientët tanë kanë mundësi të zgjedhin për të aksesuar produktet dhe shërbimet tona online apo instore nëpërmjet 300 pikave të shitjes në të gjithë botën.

Bashkëpunëtorët tanë të distribucionit gjithnjë e më shumë  po zbulojnë se ata mund të forcojnë jo vetëm bizneset e tyre, por mund të formësojnë edhe të gjithë tregun OTT dhe të drejtojnë sjelljet e konsumatorit drejt politikave të drejta të zgjedhjes. Afrimi i klientëve drejt produkteve legjitime është me përfitim afatgjatë për të gjitha palët për çështje të sigurisë së biznesit dhe portofolit të klientëve ndaj distribucioni ynë është një rrjet shumë mirë i organizuar me partnerë me portofol të organizuar në këtë treg.

Të flasim pak për klientët, si është forma e komunikimit tuaj me ta dhe sa të vëmendshëm jeni ju drejt sugjerimeve apo kritikave të tyre?

Ne duam të dëgjojmë çdo ankesë klienti dhe nuk hezitojmë të përballemi publikisht me to pasi besojmë se kritikat më të vështira për t’u pranuar janë ato që ndihmojnë më shumë. Të gjitha komentet e klientëve në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale si: Facebook TIBOIPTVGoogle apo Playstore janë publike pavarësisht nëse janë rekomandime, vlerësime apo vërejtje dhe shpejtësia  e përgjigjes ndaj klientit është nën 3 sekonda. Aktualisht ne e konsiderojmë shërbimin e kujdesit ndaj klientit si pikën tonë më të fortë dhe krenohemi me feedback-un pozitiv që marrin të gjithë operatorët tanë, të cilët i përgjigjen 24 orë non stop kërkesave të ndryshme të klientëve. Gjithashtu, TiBO është angazhuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e informacionit personal, rreth klientit dhe kushtet e privatësisë TiBO, të cilat janë përpiluar në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Kushtet e privatësisë janë publikuar në të gjitha websitet tona, si dhe në aplikacionet tona të reja për mobile dhe Smart TV  të cilat ofrohen me mundësinë për vetëregjistrim të klientëve.

Duket se ëndrra TiBO tashmë është realizuar. Si ndiheni që arritët t’i jepni “jetë një kutie” të vogël, që tani nuk është më luks, por domosdoshmëri?

Me ndjenjën më të përzemërt po ju them një nga mendimet e mia personale, të çmuara, konfidenciale, që unë e kam mbajtur me xhelozi për veten time që nga viti 2013. Mund ta përkufizojmë atë si një mendim, një objektiv, një qëllim, por personalisht do ta përkufizoj atë si ëndrrën time. Do të doja të ndaja me ju ëndrrën time, sepse pa ndarje, ëndrrat, janë dëshira të pakuptimta. Dëshiroj ta deklaroj dhe ta bëj atë zyrtare me shkrim, duke u besuar se ëndrra ime do të realizohet dhe do të bëhet baza, themelet e kulturës së kompanisë për të gjithë partnerët e brendshëm dhe të jashtëm të TiBO-s, sot, nesër dhe në të ardhmen.

LEXO EDHE:  VIDEO/ TiBO IPTV urim për fëmijët me rastin e “1 Qershorit”

Ëndrra ime ka qenë që të ndërtoj një kompani të madhe që mund të prezantojë një mënyrë tjetër të të bërit biznes, revolucionare, emocionuese, magjepsëse dhe fituese.

Një kompani ku njerëzit bëjnë dallimin, me të njëjtën pikëpamje të të menduarit, ëndërrimit dhe veprimit, ku operacionet e përditshme jetohen me entuziazëm, pasion, përfshirje, ndjenjën e madhe të përkatësisë dhe shpirtit të grupit, në mënyrë që të bashkëpunojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin kundër pengesave dhe të përbëjnë një ekip të motivuar dhe fitues.

Një kompani pa “vartës”, “punonjës” ose “punëtorë”, por vetëm me “partnerë”, “miq”, “ekip”, me të njëjtat objektiva të përbashkëta, të vetëdijshëm për faktin sa të rëndësishëm janë për njëri-tjetrin. Të punojnë në një mjedis të qetë, që përcjell forcën dhe pozitivitetin, me një ndarje të plotë të vlerave të kompanisë, siç janë respekti, besnikëria, kujdesi, ndershmëria, dhe transparenca. Kjo ëndërr është thelbësore dhe e fortë për mua, dhe më jep forcë që të mos heq dorë kurrë.

A duhet që të gjitha markat t’i bëjnë vetes një pyetje:  “A mundet bota ta imagjinojë jetën pa ty si markë?”

Studimet e konsumatorëve tregojnë se nëse rreth 95% e markave zhduken ato as nuk do ta vënë re mungesën e tyre. A është marka ime pjesë e këtij 5% fatlum? Po pse jo, dhe e dini pse? Sepse markat e pavdekshme kanë një gjë të përbashkët: një qëllim të mirëpërcaktuar, një vizion të qartë. Markat e mira jo vetëm e dinë se çarë bëjnë por edhe pse e bëjnë atë që bëjnë. Në fakt ka gjasa që dhe pas 100 vjetësh APPLE do të vazhdojë t’iu shërbejë atyre më të “çmendurve”. Mund të ketë dhe ndonjë botë TiBO në Mars ama sërish ajo botë do të shërbejë për argëtimin e të gjithë familjes.

Mund të duket qesharake të mendosh se ku do të jetë një markë në 100 ditë, e jo më në 100 vjet. E megjithatë, pa një vizion afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të shenjtë, një qëllim përcaktues që e inokulon atë nga realitetet e tashme, shumë pak marka do të jenë gati për të ardhmen. Dhe nëse nuk janë të përgatitur për të ardhmen, atëherë markat nuk janë të përgatitura as për të tashmen ashtu siç duhet. Një markë e përjetshme, një markë e përkushtuar në thelbin e  saj, është njëkohësisht e inokuluar ndaj çdo turbullimi të jashtëm social, politik apo kulturor. Kjo nuk është pak, shumëçka mund të ndryshojë në një shoqëri, teknologji apo trend: makinat që ngasim, pajisjet që përdorim, qëndrimi ynë ndaj shkencës dhe fesë, mënyra si rrisim fëmijët tanë apo si zgjedhim të argëtojmë veten tonë. Pa një definicion të qartë të “qëllimit” marka rrezikon të humbasë kontrollin e vetes dhe të mbërthehet në ciklin e pambarimtë të reagimit ndaj një bote në ndryshim. Ama nëse kuptimi i markës është thellësisht i krijuar së brendshmi, ashtu siç duhet, atëherë bëhet i   dhe i përjetshëm dhe nuk mund të jetë kurrë i parëndësishëm.

Kush më shumë se klientët tanë mund ta udhëheqë këtë proces të pashmangshëm rritjeje të makës TiBO. Klientët tanë ruajnë vlerat dhe traditat shqiptare pa u ndikuar nga trendet kulturore të vendit ku kanë zgjedhur të jetojnë e po kështu TiBO përçon me krenari vlerat e një produkti 100% shqiptar për shqiptarët anembanë.

Jetojmë në një epokë të risive teknologjike dhe ndryshimet janë të shpeshta e të vazhdueshme. Ku bazohet forca juaj për të përballuar sfidat e të ardhmes?

Ndërsa e ardhmja është plot sfida është edhe plot me mundësi për rritje të tregjeve dhe të vetë gamës së produkteve. Forca e markës TiBO bazohet në burime të qëndrueshme të brendshme dhe organizative:

•       Ortakëri e ndërtuar me synimin e përbashkët për të qenë fitues.

•       Partnerë strategjikë me vizion dhe mision të përbashkët.

•       Aftësi për të zhvilluar teknologjitë e reja dhe premtuese për të ardhmen.

•       Ekipi 24/7 i dedikuar për Kujdesin ndaj Klientit online.

•       Ekipi 24/7 i dedikuar për transmetimin dhe kurimin e cilësisë së shërbimit televiziv.

•       Përmasa e korporatës është e mjaftueshme për të trajtuar ngarkesën e madhe dhe e vogël sa për të qenë e shkathët.

•       Talentet më të mira në rajon në ekipin e kërkim-zhvillimit të produktit.

Mund të na zbuloni disa nga risitë që jeni duke përgatitur dhe që do ta vini në zbatim së shpejti?

Partneritet me të gjitha platformat televizive shqiptare kanë siguruar pozicionin tonë në treg si platforma më e plotë IPTV shqiptare që operon në të gjithë globin.

Të gjitha Ligat Europiane, Superkupat, Kupat, Kombëtaret dhe eventet e tjera sportive, klientët tanë i kanë ndjekur LIVE zyrtarisht në Platformën e vetme IPTV Shqiptare partnere me të gjitha platformat televizive që ofrojnë evente sportive për Shqiptarët.

Ndërsa celulari është një nga mjetet më të përdorura për komunikim global ai është kthyer edhe në një mjet të paevitueshëm argëtimi. Në një kohë kur lëvizja e njerëzve është e pandalshme dhe televizioni është paevitueshmërisht i lidhur me ekranin e vogel, TiBO arriti rekorde të përdoruesve këtë vit me shërbimin e testimit free që u lancua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Ne jemi aktualisht e vetmja kompani shqiptare në rajon që nuk ofrojmë shërbimet tona vetëm nëpërmjet boxit të personalizuar Android por jemi edhe për çdo pajisje smart me akses në internet. Aplikacionet TiBO kanë adoptuar suksesshëm versionet TiBO TV për boxet android me sistemet operative më të fundit si dhe TiBO TV për mobile për os android, ios, blackberry si dhe TiBO Smart TVpër android TV. Këtë sezon ne përgatitemi për lançimin e Aplikacionit TiBO Smart TV për Samsung, LG, Apple TV dhe Amazon Fire./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Tensionet mes Kinës dhe Indisë po përshkallëzohen/ Qeveria indiane ndalon Tik Tok-un

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE