LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për një copë pushtet/ Monika e çizmes rikthehet me Ramën?

24 Gusht 2018, 16:07, Aktualitet CNA
Për një copë pushtet/ Monika e çizmes rikthehet me

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nuk është bërë e gjallë prej disa ditësh.

Ka munguar reagimi i saj për ngjarjet më të rëndësishme në vend që për hir të së vërtetës në këtë sezon veror nuk kanë qenë të pakta.

Krimi, atentatet mafioze, shpërthimet me eksploziv kanë pushtuar vendin. Viktimat kanë zëvë rrugët oborret e shtëpive, duke sjellë kështu një bilanc të rëndë lufte.

Por, Monikën kjo situatë nuk e ka shqetësuar.

Partia Demokratike prej disa ditësh ka vënë alarmin për miqësinë e kreut të grupit parlamentar të PS ?së Taulant Balla me një të dënuar për trafik droge. Monika sërish ka heshtur. Madje për këtë rast, të cilin PD e trumbeton çdo ditë, asnjë nga LSI nuk ka reaguar.

Një parti opozitare do të kishte shfytëzuar çdo rast për të sulmuar Qeverinë, në një kohë që e kanë akuzuar në vijimësi si të lidhur me krimin.

Madje, kryetaren e LSI ?së Monika Kryemadhi, e kemi parë jashtë kontrollit në seanca parlamentare.

Ishte ajo që gjuajti me çizme kryeministrin Edi Rama, gjatë seancës parlamentare kur pritej të votohej Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Pas këtij veprimi Kryemadhi u shpreh se goditja me çizme ndaj  Ramës vjen pas gjithë atyre që ai u ka bërë shqiptarëve, si dhe për shkeljen e Kushtetutës.

Po çfarë ndodhi me inatin  e Monikës dhe kush e qetësoi atë?

?Ata që zihen, duhen?, thotë populli. Duket se është ky rasti i dyshes Rama-Kryemadhi. Dashuria për pushtet është e verbër dhe Monika e LSI e kanë treguar ndër vite.

Kryetarja e LSI ?së, kurrsesi nuk mund të lejojë që tepsia e pushtetit të shkojë për skrap, ndryshe dalin në dritë hesape të tjera./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga