LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për letërsinë para 90’/ Gjekmarkaj: PS e PD dështuan me dekomunistizimin

24 Gusht 2018, 15:20, Aktualitet CNA
Debati për letërsinë para 90’/ Gjekmarkaj: PS e PD

Të veshur me petkat e banalitetit të përditshëm, politikanët e Tiranës mendojnë se bëhen interesantë e shkëlqejnë si miza duke dhënë mendime mbi Kadarene dhe librat e tij!

Dekomunistizimi në Shqipëri është një proces tanimë i dështuar. Dy partitë kryesore në vend jane provuar në pushtet me rradhë qysh nga 22 Marsi 1992 dhe as e kane dashur e as kanë tentuar ta ndërmarrin këtë proces, sepse ndihen bij të komunizmit dhe nxënës të asaj shkolle.

Në kulture jo e jo, që s?ka patur asnjë rezultat serioz në këtë drejtim. Nga viti 2005-2013 vendi u qeveris nga PD, kohë e mjaftueshme për të bërë atë që pritej në 1992-1997, por asgjë nuk ndodhi.

Mjafton të marresh në konsideratë memuarialistikën e burgjeve dhe autorët e ndaluar ne raport me tekstet e shkollave të ulëta, për të kuptuar qe hierarkia ideologjike nuk ka ndryshuar ne kete vend.

Yndyra e soc-realizmit u konsiderua si elitë e vendit nga PD dhe PS si dhe nga Presidentët e vendit pa përjashtim. Një vështrim i shkurter i ketyre 28 viteve i Akademise, Instituteve, Universiteteve te le menjehere kete shije dhe te ben me kuptue sa hipokrizi dhe retorikë batakcinjesh konsumohet ne vendin tone.

Kungulli i soc-realizmit ne te gjitha fushat çan detin si transoqeanik! Kur socrealistet mbeshtesin PD, janë antikomunistë, kur mbeshtesin PS-në, jane baballarë të kombit.

Në këtë llakërdi emri i Ismail Kadaresë nuk duhet zënë me gojë. Ai është përjashtimi absolut me të pangjashëm.

Kadare nuk është produkt i kulturës tipike shqiptare, më së shumti është bir i talentit te vet. Nuk është e nevojshme të ndalemi kush është Kadare dhe vepra e tij se biem në patetikë edhe kur e lëvdojmë edhe kur e shajmë.

Një gjë, kushdo që merret me letersi e di qe vepra e tij në total dhe realizmi socialist s?kane asgje te perbashket me ndonje perjashtim te parendesishëm.

Personalisht se kush është Kadare dhe Vepra e tij, e kam kuptuar në një menyre shume me mekanike sec i lejohet nje pedagogu te letersise.

Kur gjindem jashte Shqiprise aq here sa kam mundesi futem neper librari. Aty ndien nje vetmi te madhe. Shqiperia nuk ekziston ndersa Ismail Kadare po! E gjen cep me cep te Europes dhe Botes me librat e botuar ne komunizem dhe ne demokraci pothuaj te plote vepren e tij.

Nese deshiron te hapesh nje bisede te karakterit profesional me nje koleg te Universiteteve te huaja per lerersine shqiptare, derisa shqipton emrin e Kadarese ke udhetuar ne hapesire boshe.

Fatkqesisht shkrimtaret shqiptare sociealiste apo demokratike kane mbetur shkrimtare lokal sado qe botojne ndonje lajm ne media per ?famen? e tyre.

Me Kadarene eshte ndryshe, Europa e njeh per te vetin e njeh per klasik te madh, e njeh shkrimtar i cili ka shkruar ne regjimin me te eger te kohes letersi europiane si koleget e tij me te mire, cfare do qe te thone shqiptaret me shamatat e tyre te perditshme. Kadare sulmohet nga dy kategori ne Shqiperi.

Te paret jane salieret e perjetshem, te dytet neotomanet qe nuk i falin kurre faren e Europes qe ka mbjedhe ne nje toke qe ata e mendon te shkretuar me librat e tij. At Zef Pllumi qe burg kishte bere nja 26 vjet, qe kultura e shkrimit dhe e leximit e mbi te gjitha gjykimi mbi historine nuk i mungonte pat deklaruar vite me pare qe me Kadarene jam ne nje llogore ne ate të kultures Europiane ne Shqiperi. Do te ishte nder i madh nese Alibeu me shoke heqin dore nga fyerja e inteligjences qe na bejne duke folur sot e kesisoj per ligje dekomunistizimi.

Tek partia e tij ben mire te shohe se familjet e komunizmit jane kembekryq, bijte qe jane krenare per eterit me teser, e pastaj ta rimendoje edhe njehere ligjin.

Me duart e Kadarese eshte kote te kerkosh te nxjerresh geshtenjat nga zjarri i Edi Rames dhe neokomunistëve qe dominojne jeten politike dhe kulturore te vendit tone.

Banalizimi i Kadaresë është i pamundur pas shume provash qe ka kaluar ndërmjet Shqipërisë dhe Europës ku e para e shtyn përfundimisht kah e dyta si rastësi teksa ajo e pranon si natyrshmëri. Nga Agron Gjekmarkaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga