LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe akuza të forta Bashës/ Je vrasës serial

24 Gusht 2018, 20:09, Aktualitet CNA
Braçe akuza të forta Bashës/ Je vrasës serial

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD ?së Lulzim Basha, janë përplasur sot në distancë në lidhje me Vettingun. Rama e quajti Opozitën shtëpi publike, ndërsa Basha e akuzoi Ramën se ka blerë gjyqtarë, prokurorë dhe ambasadorë.

Në këtë debat është përfshirë edhe deputeti socialist Erjon Braçe.

Sipas tij,  Basha vrau katër burra të varfër dhe të ndershëm në boulevard, dhe nuk gjykua.

?Për cilën Drejtesi do çohet ky popull, për këtë që po zhbëhet pikërisht, sepse me të, ti, as u hetove e as u gjykove për vrasjet në popull? A e kupton që nëse do ketë gjyq të popullit, i pari para tij duhet të jesh ti, vrasesi serial i katër burrave të varfër e të ndershëm?!?, shkruan Braçe në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Kur Lulezim Basha flet ne emer te popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock!

Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk ekziston;

Sipas tij, Reforma ne Drejtesi ekziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;

Sipas tij, populli nuk e ha kete dhe populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj!

Ky eshte kulmi!

Cili popull Lulezim?

Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit?

Per cilen Drejtesi do cohet ky populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?

A e kupton qe nese do ket gjyq te popullit, i pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?!

Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit.

Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga