LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump nuk ndryshon retorikë/ “Është një gjueti shtrigash”

23 Gusht 2018, 21:36, Aktualitet CNA
Trump nuk ndryshon retorikë/ “Është një gjueti

Presidenti amerikan Donald Trump i shkoi edhe më tej arsyetimit refuzues për shkelje të ligjit nga ana e tij, ndërsa Shtëpia e Bardhë u përpoq të menaxhojë pasojat nga akuzat se ai ?orkestroi? një fushatë për të blerë heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie me të.

Të  mërkurën mbrëma,  Trump në një postim të tij në rrjetet sociale,shkruante: ?Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë, është një gjueti shtrigash?, duke iu referuar hetimit që po kryhen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016, shkruan VOA.

Presidenti amerikan akuzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen “se ka sajuar ngjarje” me qëllimin për të siguruar një “marrëveshje të rëndësishme” me prokurorët.

Në një intervistë të regjistruar të mërkurën, por transmetuar të enjten për programin Fox & Friends, presidenti e minimizoi përfshirjen e tij me Cohen, i cili ka punuar për të, për një dekadë.

Ai tha se  Cohen kishte qenë një “avokat me kohë të pjesshme” i cili kishte patur dhe mjaft klientë të tjerë.

Trump tha gjithashtu se problemet ligjore të avokatit të tij,  buronin nga bizneset e tjera , duke përmendur përfshirjen në industrinë e taksive të Nju Jork-ut dhe se sipas tij ai vendosi të “gënjejë” , për të zvogëluar ekspozimin ndaj ligjit.

Gjatë intervistës Trump u pyet gjithashtu, nëse beson se demokratët do të nisin procedurat për shkarkimin e tij në rast se fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj duke thënë,  se nisja e procedurës për shkarkimin e tij ?do të sillte krizë të ekonomisë dhe të gjithë do të përfundonin të varfër?.

Cohen u deklarua fajtor të martën për tetë akuza, që përfshijnë shkeljet financiare gjatë fushatës, që sipas tij i kreu në koordinim me zotin Trump.

Lajmet e fundit nga