LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bosët e krimit, shokë me politikanët/  PD me plan konkret ligjor kundër këtij rrjeti

23 Gusht 2018, 18:55, Aktualitet CNA
Bosët e krimit, shokë me politikanët/  PD me plan konkret

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka  propozuar që të miratohet neni 41 që përkthet me burgim të rëndë për bosët e krimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi ka arsyetuar se vetëm miratimi i këtij neni, mund t?i  njerëzit e krimit nga politikanët.

?Shumë duhet bërë për të luftuar rrjetet kriminale. Por duhet bëreë edhe diçka që fqinjët italianë kanë kohë që e kanë bërë: Neni 41 – bis “Carcere Duro”, apo në shqip “Burgim i Rëndë”.
?Duhet miratuar një regjim burgimi i ashpër për bosët e krimit ku të mos kenë kontakte me botën dhe të mos kenë mundësi të drejtojnë trafiqet dhe punët e fëlliqura kriminale nga qelia?, shkruan Bylykbashi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Ka ardhur koha per “Nenin 41- bis” shqiptar ?
?Ne 2005, kishte dhjetera e dhjetera banda te krimit te organizuar dhe atij ordiner. Midis 2005 dhe 2007 keto banda u derrmuan nga qeveria e Sali Berishes, boset dhe anetaret e ?tyre perfunduan me qindra pas hekurave. Keta gjyqtare e prokurore qe po hiqen sot nga vetingu ishin ata qe i hetuan e denuan keta bose te krimit, sepse ishte vullneti politik i qeverise qe nuk beri kompromis. Ata bose te krimit qe ishin arratisur u kapen, u ekstraduan dhe perfunduan pas hekurave me denime perjete. Me pas erdhi ne pushtet Edi Rama me paktin e tij me kriminelet per te fituar vota e pushtet. Me pas u kanabizua vendi, boset e krimit te denuar perjete u liruan e po lirohen nga burgjet dhe sot percaktojne deri se kush behet deputet. Bashkimi Europian per here te pare ka folur per “rrjete kriminale” dhe jo thjesht “banda”, per here te pare ka folur per “cmontim” te rrjeteve kriminale dhe jo thjeshte “goditje” te bandave.
Te jemi te qarte, Kryeministri nuk ka mbyllur syte. Ai ne fillim i shkeli syrin krimit dhe sot qeveris bashke me te me syte e mbyllur nga kenaqesia.? Pa u qeruar Edi Rama nga drejtimi i shtetit, nuk mund te kete lufte ndaj krimit. SPAK, Reforma ne Drejtesi, Reforma Zgjedhore, po deshet Reforma Hyjnore mbetet ne leter sa kohe ai i shkel syrin krimit nga dritarja e Kryeministrise, me buzeqeshjen-ngerdheshje te tij. Dhe boset e “rrjeteve te krimit te organizuar” do vazhdojne te lirohen sepse po afrohen zgjedhjet.
Shume duhet bere per te luftuar rrjetet kriminale. Por duhet bere edhe dicka qe fqinjet italiane kane kohe qe e kane bere: Neni 41 – bis “Carcere Duro”, apo ne shqip “Burgim i Rende”.
?Duhet miratuar nje regjim burgimi i ashper per boset e krimit ku te mos kene kontakte me boten dhe te mos kene mundesi te drejtojne trafiqet dhe punet e felliqura kriminale nga qelia, nderkohe qe shohin televizor me ekran te madh HD, vendosin baste e japin urdhera e porosi kriminale me telefon dhe zgjedhin llojin e pijes alkolike qe ua sherben i burgosuri “sherbetor” nen “mbikqyrjen” me te dy syte mbyllur te administrates se burgjeve dhe, kur te duan, marrin liridalje per tu dukur edhe ne barin ne qender te qytetit.
?Boseve te krimit u duhen hedhur celsat ne det, jo te lirohen e me pas tu jepen tendera, te behen kryetare bashkish, ?deputete apo kur nuk munden vete, te percaktojne ata emrat e listes se deputeteve. Le te dalin pastaj drejtuesit e PS e te thone se kjo eshte antikushtetuese, sic thoshte Rama per ligjin Antimafia kur u miratua vite me pare apo per ligjin e Dekriminalizimit tre vite me pare kur mbronte Rroshin e tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga