LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në çerdhen në Tiranë/ Zbulohet skema që përdorën autorët

22 Gusht 2018, 14:48, Aktualitet CNA
Zjarri në çerdhen në Tiranë/ Zbulohet skema që

Zjarret në çerdhen nr. 14 dhe nr. 16 në Tiranë, që përveç dëmeve materiale që shkaktuan, ndezën edhe debatin e ri në politikën shqiptare, duket se kanë qenë të qëllimshëm.

Ndërkohë që pas 2 zjarreve është vënë në pikëpyetje siguria e ofruar nga bashkia e Tiranës për çerdhet dhe kopshtet, hetimet paraprake nga ekspertët zjarrfikës kanë nxjerrë se zjarret janë vendosur nga individë që kanë hyrë në mjediset e tyre, nga dritaret, raporton Balkanweb.

Shërbimi zjarrfikës i Tiranës , në një raport ka shpjeguar se autorët nëpërmjet një shkalle druri kanë thyer xhamin e dritares së ambientit të gatimit të çerdhes dhe kanë tentuar t?i vënë zjarrin.

Teksa kanë dështuar në këtë tentativë, dera është hapur me forcë dhe autori ka dëmtuar tubin përcjellës të gazit të njërës prej bombolave duke bërë që ambienti të mbushet me gaz.

Pasi ajri u ngop me gaz ka ndodhur shpërthimi që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Edhe zjarrin e së martës në çerdhen nr. 16 në rrugën ?Nikolla Tupe? megjithëse policia në krye të herës e quajti aksidental, ekspertët zjarrfikës e konsiderojnë të qëllimshëm.

Në momentin kur çerdhja u përfshi nga flakët njëra nga dritaret e saj ka qenë e hapur, nga ku dyshohet se ka hyrë autori i zjarrvënies. Në total në çerdhe pati 4 vatra zjarri në distancë të largët nga njëra-tjetra.

Një prej vatrave të zjarrit ka qenë në frigorifer i cili nuk është djegur plotësisht.

Ekspertët shpjegojnë se në rast të një zjarri aksidental vatra është vetëm një dhe automati bie, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur.

Po ashtu në raste aksidentale frigoriferi digjet nga zona e motorit dhe zjarri depërton lart, ndërsa në këtë rast zjarri ka nisur nga lart dhe pajisja është djegur pjesërisht.

Dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme forcohet edhe më tej kur në dhomën e fjetjes së çerdhes është djegur edhe një shtrat i cili është në distancë disa metra nga frigoriferi.

Për të dy rastet e zjarrit në çerdhe materialet janë referuar në prokurori për zjarrvënie të qëllimshme dhe po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve.

Lajmet e fundit nga