LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kandidati i PD përballë Veliajt?

22 Gusht 2018, 13:28, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kandidati i PD përballë Veliajt?

Profesori i njohur Agron Gjekamarkaj, në një opinion të gjatë të botuar në gazetën Panorama, ndër të tjera ka shkruar edhe në lidhje me zgjedhjet lokale në Tiranë.

Gjekmarkaj shprehet se në shtator fillon fushata elektorale për zgjehdjet lokale, dhe Tirana është ajo që ka vëmendjen më të madhe.

Sipas Gjekmarkaj, nga kampi socialist do të rikandidojë kryebashkiaku Erion Veliaj, për të cilin thotë se është një kandidat i vështirë, mjeshtër i propagandës, ndërsa nga opozita ka ende mjegull. ?Një gjë është e sigurt. Që në shtator fillon fushata elektorale për zgjedhjet lokale. Sytë janë zgurdulluar mbi Tiranën. Nga ?Rilindja? me gjasë mbetet Erion Veliaj, një kandidat i vështirë, mjeshtër i propagandës dhe autor i disa punëve publike me spikamë qytetare, sado që mbi to nuk reshtin preferencat dhe diskutimet. Nga opozita ka ende mjegull.?.-shkruan Gjekmarkaj.

Megjithatë ai shkruan se përballë Veliajt një emër i mundshëm për të kandiduar është deputetja Jorida Tabaku, aktualisht nëkryetare e Komisionit të Ekonomisë.

?Analistët thonë se përballë Velisë do të jetë Jorida Tabaku, një nga asetet më me vlerë që ka opozita aktuale në rrafshin qytetar dhe politik.?-shkruan më tej Gjekmarkaj.

Lajmet e fundit nga