Connect with Us

Sekuestrimi i një milion eurove/ PD sulmon Xhafajn

Aktualitet

Sekuestrimi i një milion eurove/ PD sulmon Xhafajn

Publikuar

-

Partia Demokratike me anë të një deklarate për shtyp, ka sulmuar sërish policinë e shtetit.

Sipas opozitës, policia tallet me pritshmërite e shqiptarëve, pasi “Forca e Ligjit”nuk vepron mbi Edmond Begon por mbi pasuritë e një të vdekuri, duke iu referuar lajmit për sekuestrimin e një million eurove.

Në komunikatë thuhet se policia nuk vepron mbi Edmond Bego, për shkak të lidhjeve që ky i fundit ka me Kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Më tej opozita kërkon nga policia që të sqarojë opinionin publik, se pse ligji nuk po vepron mbi trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego.

Sipas tyre heshtja e policisë së Fatmir Xhafës, vërteton lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin.

Deklarata e plotë

Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri.

Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar qe nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës ne Greqi, por Policia hesht dhe “Forca e Ligjit” nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge.

LEXO EDHE:  Vidhnin kasaforta kur pronarët e shtëpive ishin me pushime/ Arrestohet organizatori

Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik

 

  • Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?

 

  • Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego?

 

  • Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre?

Heshtja e Policisë së Shtetit, e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gafa për Kosovën dhe Porti i Durrësit/ Ristani ‘i nxjerr bojën’ Grida Dumës: Si është katandisur PD!

Publikuar

-

Nga

‘Gara blic po i afrohet fundit”/ Ristani ‘shkund’ Bashën, i kujton statutin e partisë

Nënkryetarja e PD,  Grida Duma ka shokuar sot në një intervistë televizive ndërsa ka folur për Kosovën.

Duma u shpreh se Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.

Kjo gafë e nënkryetares së Bashës është komentuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

I ftuar në Syri tv, ai tha se është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.



“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t’i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës”, u shpreh Ristani./CNA.al

LEXO EDHE:  Kadilli i nxjerr “të palarat” Bashës/ PD nuk mund të drejtohet nga një bixhozxhi

LEXO EDHE:  Sahit Dollapi në spitalin e Traumës/ Largohet Policia

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashës i ka mbetur vetëm vula e 4-5 veta”/ Gazetari: Berisha me program e vizion

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, u shpreh se Lulzim Bashës sot i ka mbetuar vetëm vula dhe 4-5 funksionarë të cilët besojnë te ai.

Sipas tij, programi dhe vizioni i liderit historik të PD, Sali Berisha është ajo që po gjen terren dhe po tërheq demokratët aktualisht.



“Lulzim Basha e adresoi fushatën në mënyrë të gabuar, por të gjithë kishim bindjen se kundërshti edhe pse jo ende zyrtar, nuk ishte Basha, por Edi Rama. Dhe për të gjithë këtë, ne që besojmë te opozita dhe duam PD funksionale, u fokusuam te kjo. Pak a shumë ne biem të gjithë dakord për të pabërat e Bashës.

LEXO EDHE:  Sahit Dollapi në spitalin e Traumës/ Largohet Policia

LEXO EDHE:  Kadilli i nxjerr “të palarat” Bashës/ PD nuk mund të drejtohet nga një bixhozxhi

Por ajo që është rebusi i momentit, programi i z.Berisha, vizioni, programi dhe pikat e z.Basha, është që në fund fare sot ne kemi një kryetar i cili ka një vulë dhe te vula e tij besojnë 4-5 veta që në fund fare përbëjnë institucionin e PD. Dhe pyetja është, si do të zgjidhet ky ngërç? A është kaq i fortë z.Basha me vulë në xhep?”, tha Koka ne Syri tv.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE