LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë ministrat që rrezikohen

22 Gusht 2018, 13:35, Aktualitet CNA
Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë

Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botuar në gazetën Panorama, ndër të tjera ka paralajmëruar se shtatori mund të sjellë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Sipas Gjekmarkaj, kryeministri Rama po mendon për ndryshime në qeveri dhe disa ministra po pijnë “kafen e hidhur të ndryshimeve”. ?Teksa Kryeministri qeth leshrat e pakta rraheve të Dhërmiut! Edhe ai do të kthehet si benzina mbi zjarrin e lagur nga shirat e pabesë e tahmaqarë të gushtit!?-shkruan Gjekmarkaj.

Ndërsa më tej, ndërsa thumbon disa ministra, ai shkruan ?Ministrushja e Shëndetit, Manastirliu, para se të përleshej në mejdan me Tit Vasilin gjuhëpërveshur, doli syrin nepsqar të paparacëve me artilerinë e rëndë plazheve të jugut, duke këllasur në mendime një dynja të tërë! Të tjerët erdhën pa bujë e zhurmë në zyrat e tyre, ku pihet shumë kafe e hidhur këto ditë! I madhi po mejton për ndryshime në kabinet! Ndarja me karrigen është më e rëndë se ajo me familjen. Karrigia është edhe nënë, edhe babë. Edhe atdhe, edhe botë! Është dije universale, këshillë, libër dhe trashëgimia më e mirë për fëmijët. Është shëlbim, thagmë, tharm, lezet e bereqet. Të rrotullohesh mbi të nuk ia ke lakmi as Juri Gagarinit e as ekuipazhit të Apollos.?.

Lajmet e fundit nga