Connect with Us

Pastrimi në pikën kufitare të Morinit/ Klosi thekson rëndësinë e projekteve mjedisore

Aktualitet

Pastrimi në pikën kufitare të Morinit/ Klosi thekson rëndësinë e projekteve mjedisore

Publikuar

-

Të rinjtë e Smile Albania, kanë pastruar sot zonën në të dyja anët e pikës kufitare të Morinit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i cili ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit.

Ministri Klosi në fjalën e tij, e cilësoi të nevojshëm pastrimin, ndërsa u bëri thirrje pushtetit lokal në të dyja anët e kufirit , për të ndihmuar në mirëmenaxhimin e mjedisit.

Ndër të tjera, Klosi theksoi rëndësinë e zhvillimit të projekteve rajonale dhe mjedisore, për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Fjala e plotë e Klosit

Projekti “Smile Albania” po konkludon dhe jemi në 10 ditëshin e fundit të një përpjekjeje tonë 2 mujore për të dëshmuar se në Shqipëri ka mikëpritje për këdo turist vendas apo të huaj. Kemi dy muaj që në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha pikat hyrëse ne kemi shpërndarë buzëqeshje dhe bashkë me buzëqeshjet kemi shpërndarë edhe nëvojën që të kemi edhe më shumë pastërti.

Edhe sot do të doja të falenderoja shumë edhe të dy kryetarët e bashkive, të bashkisë së Kukësit dhe të komunës së Prizrenit që mbështetën këtë nismë të projektit “Smile” për të pastruar zonën ndërmjet dy kufijve. E bëjmë në mënyrë simbolike dhe të nevojshme.

E bëjmë në mënyrë simbolike pasi kemi nevojë që të dëshmojmë se nuk ka kufi dhe ne në të dy anët e bjeshkëve e kuptojmë se turizmi është një industri që duhet ta zhvillojmë me shumë sukses. E bëjmë në mënyrë simbolike që dy bashkitë, e Kukësit dhe të Prizrenit, ndihmojnë për të pastruar në këtë moment kur hyjnë kaq shumë turistë vendas dhe të huaj.

E bëjmë në mënyrë simbolike që ka ardhur koha që ashtu siç e tha edhe kryetari I bashkisë së Kukësit për ta parë projekte rajonale, jo vetëm për turizmin, jo vetëm për ta parë këtë zonë një produkt turistik që turistët të gjejnë bukuritë e bjeshkëve pa parë se ku është vija e kufirit, por njëlloj të gjejnë mikpritje si në këtë anë dhe në atë anë të kufirit, për të patur mundësinë që këtë zonë ta trajtojmë së bashku me projekte natyrore, por edhe mjedisore, për të parë së bashku me qeverinë e Kosovës që liqenin e Fierzës ta mbajmë pastër nga prurjet e lumenjve dhe të kemi mundësinë që këtë zonë kaq të bukur mos ta ndotim me mostrajtimin e duhur të mbatjeve urbane në të gjitha qytetet dhe njësitë administrative të kësaj zone të malësisë.

Por po ashtu e bëjmë për të parë fare qartë që në këto ditë, derisa të mbyllet sezoni turistik, deri në fund të shtatorit, ata që do të kalojnë pikën e 4Morinës, turistët, por sidomos vëllezërit tanë nga Kosova, të gjejnë jo vetëm buzëqeshjen e projektit ‘Smile”, por edhe një pastërti shumë të nevojshme në gjithë këtë zonë, në të dyja anët e kufirit. E them këtë, sepse siç kishim statistikat që vijnë nga drejtoria e policisë, vetëm në katër orët e para të mëngjesit, 04.00-08.00, kanë hyrë 32 mijë shtetas kosovarë që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për pushime, duke shfrytëzuar pas festës së Bajramit, 10 ditëshin e fundgushtit, por edhe dy javëshin e parë të shtatorit dhe vetëm sot në një ditë, pritet që të kalojë numri 70 mijë i shtetasve kosovarë që vijnë për turizëm në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Klosi: Tolerancë zero për aktet e dhunës në qendrat rezidenciale të fëmijëve

Pra është një numër i konsiderueshëm, që të çon te debati për praninë e turistëve të huaj, një debat që nuk ka shumë vlerë, por vlera më e madhe është që ne duhet të vazhdojmë të presim turistët e huaj. Shqipëria, pa dyshim, edhe në këtë vit, do të kalojë numrin e 5.5 milionë turistëve të huaj dhe po t’i shtojmë edhe turistët shqiptarë në shifra që kthehen në 6 milionë turistë që kanë shfrytëzuar bregdetin dhe pasuritë tona natyrore. Por pika e Morinës është shumë e nevojshme për të qenë sa më mikpritëse dhe sa më e pastër, pasi në një vit ne presim mbi 1.7 milionë shtetas kosovarë që kalojnë këtë pikë kufitare dhe vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.

E kemi shumë të nevojshme atë që kemi thënë edhe në takimet që bëmë në Prizren, edhe këtu në Kukës dhe vazhdojmë ta themi: bregdeti është i njëjtë, bregdeti është i përbashkët, bregdeti nuk ka ndarje për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, mikpritja është e njëjtë, mikpritja është e përbashkët, mikpritja shqiptare është e njëjtë për të gjithë qytetarët në të dy anët e kufirit. Ndaj dhe ne do të bëjmë sot këtë aksion  dhe operacion simbolik, do të bëjmë një aksion që mbulon të gjithë sipërfaqen nga kufiri kosovar deri në afërsi të liqenit të Kukësit për ta patur mundësinë që të bëjmë një siatuatë më të pastër edhe nga fluksi shumë i madh i njerëzve që jo gjithmonë e kanë kërkesën e tyre të parë për të mbajtur të pastër mjedisin.

Prandaj 200 të rinj të projektit “Smile” nga Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Tirana dhe të rinj të projektit “Smile” që kanë qenë gjatë gjithë kohës në pikën e Qafë-Morinës do të punojmë sot për ta bërë këtë sipërfaqe shumë të pastër. Falenderoj kryetarin  e bashkisë së Kukësit që iu bashkua operacionit dhe kryetarit të komunës së Prizrenit që iu bashkua anës tjetër për të krijuar një operacion të përbashkët simbolik, për të vazhduar më tej me operacione të tjera, të cilat do të kërkojnë që edhe atë që ka logo projekti “Smile”, që të mbajmë pastër qe te gjejme paster.

Ne do ta përpiqemi që të vazhdojmë edukimin mjedisor si një ndër gjërat më të rëndësishme që qeveria shqiptare, Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit do të kenë edhe në vitin e ardhshëm, në kuadër të një Shqipërie europiane turistike. Shumë faleminderit të gjithë të rinjve për operacionin që kanë ndërmarrë gjatë këtyre dy muajve. Ju bëj edhe një herë thirrje që në këto 10 ditë që kanë mbetur të jemi çdo ditë në krye të detyrës dhe me të njëjtin entusiazëm si ditën e parë kur e filluam operacionin “Smile Albania”. Suksese. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Bllokimi i tragetit me mbetje toksike/ Klosi: Informacioni erdhi nga qytetarët, po hetohet

LEXO EDHE:  Kamez, nenshkruhet pakti per mbrojtjen e femijeve nga puna e shfrytezimi

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Rama: Klosi për reformat e lëna në mes nga Erion Veliaj

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Klosi: Urdhrat e mbrojtjes, sa për sy e faqe

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: