LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një javë në Maltë

22 Gusht 2018, 16:07, Aktualitet CNA
Një javë në Maltë

Fillim gushti 2018. Një javë në Maltë. Familjarisht. Bukur. Ja vlen. Këshilla ime:

Biletat për avjon dhe fjetjen, duhet t?i ?kopsitni? të paktën 6 muaj më parë. Ndryshe, në korrik -gusht do i paguani pushimet si ?frëngu pulën?.

Dy fjalë për Maltën.

Siperfaqja 320 kilometra katror. Sa rrethi i Vlorës.

Popullsia: 460 mijë banorë. Sa gjysma e Tiranës. Çdo vit-1.6 milionë turistë. Të ardhurat për frymë: 30 mijë dollarë. Tre herë më shumë se Shqipëria. Republikë parlamentare. Anëtare e BE. Kryeqytet Valeta.

Në darkë u ulëm në restorant.

-Kemi edhe menu shqip,- qeshi kamarieri.

Ishte nga Kuksi. Tregoi se në Malte ka shumë shqiptarë. Kryesisht punojnë në restorante.

Kur u kthyem nga Malta takuam ambasadoren e Shqipërisë në Romë.

-Kishim nje informacion: në Maltë punojnë 80 shqiptarë. Gabim. Janë rreth 400. Punojnë jo vetëm në restorante, por edhe në ndërtim, bujqësi a trasport.

-Pse Malta nuk ka xhami?-Me tha Ezmerka. -Turqia është larg, një hap pele?!

-Në maj të  vitin 1565 flota osmane rrethoi Malten. Ishin 40 mijë ushtarë turq. Përballë 8 mije kalorësve maltezë dhe mercenarë. Rrethimi vazhdoi rreth tre muaj.

Në vjeshtë turqit ikën me ?bisht në shalë.?

-Shumë kështjella ka Malta. Pse?

-?Arqitekti? i madh ishte Turqia. Frika nga pushtumi osman, detyruan Evropën të ?zgjidhin? qesrn. Mjeshtri i Madh i Maltës ne fillim ju drejtua Papës. Ai dërgoi edhe arqitektin e parë për të ndërtuar kështjella.

-Çfarë është Mjeshtri i Madh? Në Tiranë, në hotel Rogner, kam parë pas një dere: ?Ambasada e Urdhërit Maltes?. Kanë lidhje?

-Rreth viteve 1090, kryqëzatat krishtëre pushtuan Jeruzalemin. Shkuan tek varri i Krishtit. Pranë varrit një spitalë. Brenda të sëmurë: katolikë, ortodoksë, armenë, arabë. Murgjit që shëbenin, të sëmurëve u drejtoheshin: ?Zotërinj të sëmurë?!?

Këtu lindi ideja për të ndërtuar spitale, ku do shërbenin murgjit.

Nga ana tjatër rreth e rrotull Maltës kishte qindra ishuj. Popullsia jo rrallë bëhej pre e piratëve. Dhe lindi ideja e dytë: murgj kalorës për të mbrojtur banorët. Urdhëri ne fillim e kishte qëndrën në Jeruzalem. Pastaj në Qipro. Pastaj në Rodos. Pas me shume se 200 vjetëve u vendos në Maltë: nga viti 1530 deri në vitin 1798, kur Maltën e pushtoje Bonoparti. Nga ajo kohë, u vendos në Itali.

Sot e ka qëndrën në Romë. Në Vilën Malta. Është shtet sovran. Ka 13.500 anëtarë: 80 mijë vullnetarë ne gjithë botë. 120 vullnetarë janë në Shkodër. Ka 42 mijë- diktorë, infermjerë etj. Ka nje buxhet vjetor prej 1.5 miliardë euro. Ka mardhënje diplomatike me 90 shtete. Edhe me vendin tonë.

-Kam lexuar për kalorës Teutonë dhe Templarë. Mbijetojnë?-Pyeti Ezmerka.

-Jo. Kalorësit maltezë kanë një ?sekret? që mbijetusn:I qëndruan besnik besimir kristjan: në mbrojtje të fesë dhe në shërbim për të varfërit. Në botë Urdhëri ka 47 spitale.

Çfarë vlen të shohësh në Maltë? Disa muzeume. Spitalin e Urdhërit Maltes. Ceremoninë e gjuajtjes me top. ?Papai? fshati ku janë xhiruar filmat amerikanë ?braço di ferra?(Spinaqi), cirku i delfinëve, fshati i peshkatare, ?Laguna Blu?-për të notuar dhe shijuar natyrën e egër etj. Dy piktura të Karabaxhos, disa kisha dhe kështjella etj./ CNA.al

14:52 Aktualitet

Sindroma e shtatorit

Nga Lorenc VangjeliPrania e diçkaje mund të ndjehet kryesish...

Lajmet e fundit nga