LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanosi me armë bashkëshortin/ Zbardhen detaje të reja

22 Gusht 2018, 15:27, Aktualitet CNA
Kanosi me armë bashkëshortin/ Zbardhen detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në fshatin Seferan të Belshit, ku 54 vjeçarja Adelina Abazi ka kanosur me armë bashkëshortin e saj, Mylazim Abazin 58 vjeç.

Shkak për këtë është bërë dhuna që 58 vjeçari ka ushtruar ndaj bashkëshortës së tij, e cila ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar disa herë në ajër për të trembur bashkëshortin, shkruan Shqiptarja.com

Mësohet gjithashtu se sherri në familjen Abazi lindi pasi kryefamiljari që punonte si emigrant në Itali nuk kishte sjellë para në shtëpi. Gruaja ka shfaqur shenja xhelozie, e sherri ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e armës.

Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti armën automatike të hedhur në një gropë uji. Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarri  me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Ndërkohë banorët e zonës kanë dhënë opinionet e tyre rreth kësaj ngjarjeje.

Sipas tyre, 58-vjeçari ka qenë emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në shtëpi, ndërsa gruaja e akuzonte pse se nuk kishte sjellë para.

 ?Nuk i njihnim janë njerëz të egër, kanë ardhur nga Gramshi. Ne jemi vendalinj këtu. Kuptove? Nuk flasin, ata në punë të tyre, ne në punën tonë?

Shaqir Gjoshi

?Ishin familje e ndershme, e respektueshme, sidomos Adelina, shumë zonjë grua. U shtangëm për atë që ndodhi dje. Ngelëm pa fjalë. I shoqi rrinte jashtë ka edhe dy tre djem të mrekullueshëm?

Liljana Kasa

Çifti është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tyre është ngritur akuza e  ?Dhunës në familje?,  ?Armëmbajtjes pa leje? dhe ?Kanosjes?.

 

 

14:52 Aktualitet

Sindroma e shtatorit

Nga Lorenc VangjeliPrania e diçkaje mund të ndjehet kryesish...

Lajmet e fundit nga