LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla publikon fotot nga Elbasani/ I përgjigjet akuzave të Spahos

22 Gusht 2018, 12:37, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është përgjigjur indirekt pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Ndërsa Spaho e akuzoi sot se ka vënë buxhetin e shtetit në dispozicion të mikut të tij Edmond Bego, Balla i është përgjigjur duke postuar disa foto nga Elbasani, ku mes të tjerash shkruan ?Ky qytet meriton më shumë dhe ne jemi të angazhuar t?i qëndrojmë punës, sepse ne jemi të zgjedhur për të bërë punë, ka ca të tjerë, që ju i dini kush janë, që janë të votuar vetëm për të bërë llafe dhe sigurisht shpifjen e kanë pjesë të mentalitetit të punës së tyre.?.

Postimi i plotë i Ballës:

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini inspektuam punimet për rikonstruksionin e rrugëve ?Çaush Asllani? dhe ?Ismail dhe Xhemali Debrova? në qytetin e Elbasanit, ku sapo ka nisur dhe brenda 90 ditëve të dyja rrugët do të jenë të përfunduara dhe konform të gjitha standardeve.

Nuk ka asnjë dyshim që Bashkia Elbasan është një prej modeleve me të mira të qeverisjes lokale që ne ofrojmë për qytetarët.
Rruga që inspektojmë sot është një prej arterieve më të rëndësishme lidhëse të dy lagjeve më të mëdha të Elbasanit me qendrën e qytetit.

Këtu janë të gjitha nivelet e punës, kanalizimet e ujërave të zeza, uji i pijshëm, troturaret dhe sigurisht një cilësi shumë e mirë e asfaltit që garanton jetëgjatësi dhe një punë të shkëlqyer.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk pushoi gjatë kësaj vere, por qëndroi në krye të këtyre punëve, erdhëm sot për të inspektuar këto punime dhe sigurisht për të parë vijimin e punës intensive, në atë që ne e quajmë kantieri i Rilindjes Urbane të Elbasanit, jo vetëm në qendër, por tashmë po përfundon edhe në lagjet më periferike të këtij qyteti.
Ky qytet meriton më shumë dhe ne jemi të angazhuar t?i qëndrojmë punës, sepse ne jemi të zgjedhur për të bërë punë, ka ca të tjerë, që ju i dini kush janë, që janë të votuar vetëm për të bërë llafe dhe sigurisht shpifjen e kanë pjesë të mentalitetit të punës së tyre.
Në Elbasan aktualisht janë disa kantiere ndërtimi, të gjitha të zhvendosura në lagjet periferike të cilat po rivitalizohen tërësisht, ashtu si qendra e qytetit.

 

Publikohen dokumentet/ Ja si Balla vuri buxhetin e shtetit në dispozicion të mikut të tij

Lajmet e fundit nga