LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndikimi rus në Ballkan/ Moska i shet Serbisë gjashtë avionë ushtarakë MiG-29

21 Gusht 2018, 17:42, Aktualitet CNA
Ndikimi rus në Ballkan/ Moska i shet Serbisë gjashtë avionë

Moska ka forcuar sërish ndikimin e saj në Ballkan.Mësohet se Serbia ka marë nga Rusia 30 tanke të tipit T-72, 30 autoblinda dhe gjashtë avionë ushtarakë MiG-29, të cilët do ti kushtojnë Serbisë 185 milion euro.

Ceremonia u organizua në Beograd dhe i pranishëm ishte edhe presidenti, Aleksandër Vuçiç, shkruan Zëri i Amerikës.

Ndërkohë Beogradi po negocion me Moskën, për të blerë helikopterë dhe sisteme mbrojtëse nga raketat.

Serbia zotëron pothuajse 80 % të teknologjisë sovjetke, të trashëguar nga armata popullore jugosllave.

Për vitin 2018, Serbia ka parashikuar 703 milionë dollarë nga buxheti , për ushtrinë e saj prej 40 mijë trupash.

Ndërkohë në vitin 2017 ajo kishte shpenzuar, 693.8 milionë dollarë.

Edhe pse kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, Serbia vazhdon të ecë në vijën mes Moskës dhe Perëndimit.

Megjithatë Beogradi është përfshirë në një process biedimesh me Kosovën, manovër kjo që e afron me strukturat europiane.

Serbia pohon gjithashtu se do të mbetet ushtarakisht e paanshme, ndërsa në vitin 2017 mori pjesë në më shumë se 100 aktivitete të përbashkëta me NATO-n, ose vendet anëtare të saj, përfshirë 13 stërvitje ushtarake, shtatë aktivitete dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe vetëm dy me Rusinë.

Lajmet e fundit nga