Connect with Us

Krim makabër në Itali/ Babi vret dy fëmijët e më pas veten

Aktualitet

Krim makabër në Itali/ Babi vret dy fëmijët e më pas veten

Publikuar

-

Italia është tronditur nga një krim në familje. Mediat italiane shkruajnë, se Gianni Paliotta vrau dy fëmijët e tij, djalin Mariano, 27 vjeç dhe vajzën Isabela 19 vjeç , e më pas veten 70-vjeçari ka qëlluar mbi veten.

E ditur bëhet, se 70- vjeçari priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjeçe të dilte nga shtëpia që më pas të kryente krimin makabër.

Raportohet  se shkaku që e ka shtyrë 70- vjeçarin drej këtij krimi makabër mund të ketë qenë sëmundja e vajzës së tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma

Krimi makabër ka ndodhur në provincën Esperia të Italisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala,  ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Publikuar

-

Nga

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur rreth emërimit të saj në Shqipëri.

Kim shprehet se është përpjekur të lexojë sa më shumë para se të vinte por se asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu.

“Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…”, tha Kim në një intervistë për “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE