LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italia nuk gjen qetësi/ 11 persona mbyten në Kalabri

21 Gusht 2018, 06:40, Aktualitet CNA
Italia nuk gjen qetësi/ 11 persona mbyten në Kalabri

Italia po përjeton katastrofa të njëpasnjëshme kohëve të fundit. Pas shembjes së urës ku 43 persona humbën jetën, sot të paktën 11 eskursionistë janë mbytur në grykën e Raganellos në Cosenza, pas vërshimeve të përrenjve nga shirat e forta.

4 kilometra më larg nga pika ku ishin marrë nga uji, janë gjetur dy trupat e fundit që iu shtohen atyre të 4 grave dhe 4 burrave të identifikuar më parë. Gjatë natës një nga të plagosurit më të rëndë vdiq në spital. Pesë mbeten të zhdukur dhe 11 të plagosur.

Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi shpjegoi se ?vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur është për shkak të faktit që eskursionistët ishin në grupe të shpërndara?.

Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det./CNA.al

Lajmet e fundit nga