Connect with Us

Gjermania kampione në suficit, SHBA në deficit

Aktualitet

Gjermania kampione në suficit, SHBA në deficit

Publikuar

-

Parashikimet e fundit: Gjermania edhe sivjet do të jetë kampion bote në suficit, ndërsa SHBA në deficit.

    
Porsche-Export in die USA (picture-alliance/U. Baumgarten)Eksport i makinave Porsche në SHBA

Në parashikimet e Institutit të ekspetëve gjermanë në ekonomi, Ifo për vitin 2018, thuhet se Gjermania do të ketë për shkak të eksportit të lartë edhe sivjet një suficit vjetor prej rreth 299 miliardë Dollarë dhe kështu për herë të tretë radhazi do të jetë kampione e botës në suficit. Ekspertët nga Mynihu thonë se në vendin e dytë do të jetë Japonia me rreth 200 miliardë Dollarë suficit, ndërsa e treta Holanda me 110 miliardë Dollarë.

SHBA me deficit

“Në anën tjetër, SHBA do të jetë edhe sivjet vendi me deficitin më të lartë me rreth 420 miliardë Dollarë amerikanë”, thotë eksperti i Ifo-s, Christian Grimme. Këto të dhëna kanë shkaktuar edhe debate politike. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar së fundi shumë hapur ekonominë gjermane për suficite tepër të larta në bilancin mes eksportit dhe importit, që sipas tij shkon në dëm të ekonomisë amerikane. Ky është edhe shkaku pse Trump ka kërcënuar me rritjen e doganave për industrinë e automjeteve, që përbën edhe pjesën më të madhe të eksportit të Gjermanisë.

Gjermania kritikohet nga SHBA, FMN, BE…

Kritika në adresë të Gjermanisë kanë ardhur jo vetëm nga SHBA por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian. Suficiti mesatar i disa viteve të fundit prej rreth 6% është në shtigje afatgjata i dëmshëm për stabilitetin, sepse shtohen dallimet mes vendeve dhe vendet me deficit duhet të futen gjithnjë e më shumë në borxhe. Ifo pohon se suficiti gjerman në vitin 2018 do të jetë 7,8 %, që është vetëm 0,1% më pak se në vitin 2017. Plusi më i madh shënohet në sektorin e mallrave. Vlerësohet se eksporti i Gjermanisë këtë vit do të jetë më i lartë se importi me rreth 265 miliardë Euro, thotë Grimme. “Kërkesat më të mëdha për mallrat gjeramne kanë ardhur

sivjet nga vendet e zonës së Euros, pastaj nga vendet tjera të BE-së dhe nga SHBA-ja.”

Poblemet mund të shtohen në momentin kur vendet e tjera nuk janë në gjendje t’i financojnë kërkesat financiare dhe interesat bankare. Por këtë zhvillim mund ta influencojnë edhe pagesat që duhet të bëjnë në vendet tjera si dhe shërbimet, të cilat sivjet do të shënojnë një rënie të përgjethshme prej 63 miliardë Euro.

Kina bie nga treshja e madhe

Kina si kampione e botës në eksport nuk do të jetë këtë vit në mesin e tre vendeve me sifucitin më të lartë ekonomik, në radhë të parë për shkak të rritjes së doganave amerikane për prodhimet kineze. “Kina është e detyruar më 2018 të importojë më shumë dhe të eksportojë më pak, ndaj edhe suficiti ka rënë”, shpjegon Grimme. “Kina ka eksportuar më shumë në Evropë sesa në SHBA.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Covid-19 pritet të “fshijë” 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet

Publikuar

-

Nga

Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që ajo solli në ekonomi infeksioni i padukshëm i Covid-19, dhe po aq më e pasigurt bëhet edhe e ardhmja.

Vetëm një gjë është e sigurt, që ekonomia nuk do të jetë më si më parë dhe ditët e “arta” të një aktiviteti normal dhe jetese të shkujdesur kanë marrë fund, të paktën për një periudhë afatmesme. Të gjitha pritshmëritë për ecurinë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën janë zhvlerësuar.

Humbjet në vend, në raport me vitin e mëparshëm, por dhe në krahasim me rritjen që do të kishte pasur vendi nëse nuk do të ishte përballur me koronavirusit janë tepër të larta.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, përpara se të fillonte kriza e Covid-19, prodhimi i brendshëm bruto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të krijuara nga ekonomia gjatë një periudhe kohe të caktuar) pritej që të arrinte në 2.4 trilionë lekë, pse gati 19 miliardë euro në vitin 2022. Financat prisnin mesatarisht një rritje ekonomike prej rreth 4% në vit.

Por, në relacionin e projektbuxhetit 2021, pritshmëritë për PBB-në në vitin 2022 tashmë janë zhvlerësuar në 14.5 miliardë euro.

Në vetëm tre vjet, 2020-2022, Covid-19 pritet të fshijë rreth 1 trilionë lekë, ose 8 miliardë euro të ardhura potenciale, që do të ishin krijuar nëse do të kishim pasur ecuri normale të ekonomisë (diferenca midis PBB-së së projektuar para krizës dhe pas krizës, përkatësisht për secilin vit).

Për vitin 2020, kur vlerësohet të ketë qenë kulmi i efekteve të Covid-19, ekonomia shqiptare pritet të tkurret nga -6.4%, sipas parashikimeve të qeverisë shqiptare, deri në -9% (nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Fondi Monetar Ndërkombëtare pret që tkurrja të jetë -7.5% dhe banka Botërore në -8.4%. Cilado që të jetë rënie, kjo do të jetë tkurrja më e madhe e ekonomisë që nga viti 1997, kur vendi ra me më shumë sesa 10%.

LEXO EDHE:  Marrëveshje Kosovë-Serbi/ Vogel: SHBA e pret sa më shpejt që ta shpallë misionin e përfunduar

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon largimin e Blatter, drejtim të ri për FIFA-n

Për vitin 2021, gjithnjë nëse nuk do të ketë mbyllje tjetër drastike, ekonomia pritet të rikuperohet me ngadalë, me rritje prej rreth 5-5.5%, sipas pritshmërive të qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sipas të gjitha gjasave, si rrjedhojë e rënies së fortë këtë vit dhe rikuperimit të ngadaltë vtin e ardhshëm, ekonomia pritet që të arrijë nivelin e para krizës (2019-s) vetëm në 2022-in.

Tkurrja e ekonomisë pritet që të ulë dhe të ardhurat për frymë, të cilat sipas parashikimeve të projektbuxhetit pritet të bien me 6% në 2020-n, (nga 586,400 lekë në 550,400 lekë).ose 36 mijë lekë (290 euro) më pak.

FMN është edhe më pesimiste. Sipas saj të ardhurat për frymë të shqiptarëve në 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.

Për maqedonasit, humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të paktët në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë”/ Mitsotakis në parlamentin grek: Zgjerimi s’kushtëzohet

Publikuar

-

Nga

"Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë"/ Mitsotakis në parlamentin grek: Zgjerimi s’kushtëzohet

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur në parlament për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë

Ai tha gjatë një replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras se Greqia ka në parim një pakt me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive pas zgjerimit të Greqisë në ujërat territoriale. Mitsotakis u shpreh se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit që nuk mund të hidhet në diskutim dhe as të kushtëzohet.

“Ju nuk arritët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.

LEXO EDHE:  Kush qëndron pas dhunës në protestat për George Floyd në SHBA?

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon largimin e Blatter, drejtim të ri për FIFA-n

Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid-19 Kryebashkiaku i Dropullit/ Njoftimin e jep në gjuhën greke

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitër Toli ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku në rrjetin social “Facebook”, i cili shkruan në gjuhën greke se është infektuar dhe shenjat e para i kanë nisur gjatë ditës së djeshme. Toli është izoluar së bashku me familjen e tij.

Menjëherë pas lajmit është mbyllur Bashkia e Dropullit, e cila do t’i nënshtrohet dezinfektimit total.

“Të nderuar bashkëqytetarë!

Vetëm pak minuta më parë më informuan se jam pozitiv për koronavirus dhe kam qenë në izolim , unë dhe familja ime, që nga dje kisha simptomat e para!

LEXO EDHE:  Votimi i rezolutës për antisemitizmin/ Reagon Ambasada e SHBA: Krenarë që e quajmë Shqipërinë partnere!

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon largimin e Blatter, drejtim të ri për FIFA-n

Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinsektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke vëzhguar gjithmonë masat e nevojshme mbrojtëse! Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për sa kohë që kam nevojë nga shtëpia!

Ju uroj shëndet dhe vëmendje maksimale!”, shkruan Toli./CNA.al

LEXO TE PLOTE