LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-U hodh para trenit për të shpëtuar qenin/ Ja gjendja e të riut   

21 Gusht 2018, 14:58, Aktualitet CNA
Fotot-U hodh para trenit për të shpëtuar qenin/ Ja gjendja e

Një i ri nga Kosova pak ditë më parë, bëri një gjest sa human aq edhe heroik, duke u hedhur mbi shina me qëllim për të shpëtuar një qenush të vogël, i cili rrezikonte ta shtypte treni.

I riu quhet Ajet Hasani nga Vushtrria dhe kishte ardhur me pushime ne Durres. Gjesti i tij është edhe një mesazh sensibilizimi për të gjithë ata që përbuzin apo flakin rrugëve kafshët.

Siç bëhet e ditur edhe nga një postim në rrjetet sociale, nga faqja ?Ndihma e kafshëve në Shqipëri?, tashmë i riu ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij e ka kaluar rrezikun e vdekjes por ka plagë në sy dhe në kokë.

Tashmë i riu i cili shpëtoi qenushin ka nevojë për ndihmë. Për të gjithë ju që doni ta vizitoni, ai është në ai tek neurokologjia kati dyte dhoma 103 në hyrje te Spitali i Traumës.

Lajmet e fundit nga