Connect with Us

Thirrja për revolucion e Berishës dhe heshtja e Bashës/ Çfarë pritet të ndodhë në shtator

Aktualitet

Thirrja për revolucion e Berishës dhe heshtja e Bashës/ Çfarë pritet të ndodhë në shtator

Publikuar

-

Disa ditë më parë, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për revolucion në Shqipëri.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha ndërsa reagonte në lidhje me protestat në Rumani, bënte thirrje për protesta dhe revolucion edhe në Shqipëri.
Madje edhe ditën e djeshme në një tjetër postim në rrjetet sociale, paralajmëronte kryeministrin Rama se sipas tij “ka filluar tmerri i shtatorit të fundit”.

Por ai që duhet të ngrejë zërin dhe të “bërtasë” fort për interesat e shqiptarëve, kreu i opozitës, vijon i qetë pushimet.
Pasi ajrosi shtëpinë në Hollandë dhe ujiti lulet, ka marrë ca pushime të qeta buzë detit, i patrazuar nga ajo çfarë ndodh në Shqipëri.
Në PD ka lënë disa nga ata që i shkojnë pas, të cilët reagojnë me ndonjë deklaratë tek-tuk për mediat, ndërsa vetë Luli vijon të heshtë për të gjitha skandalet e qeverisë dhe madje edhe për vetë thirrjen e doktorit për revolucion.

Duke parë edhe aksionet e mëparshme të Bashës kundër qeverisë, në shtator nga Luli nuk mund të pritet asgjë më shumë sesa disa deklarata sa për shoë politik dhe asgjë më tepër. Duke qënë se të gjitha aksionet opozitare të deritanishme i ka lënë përgjysmë, pritshmëritë që Luli të bëjë “revolucion” në shtator janë shumë të vogla, megjithatë të presim sat ë kthehet nga pushimet. Ku i dihet, ndoshta është clodhur mjaftueshëm dhe do kthehet me energji të reja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha zbulon detaje: Ekzekutori është italian

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 2 ton kanabis/ Artan Hoxha paralajmëron zbulimin e paracelave të tjera: Kam dhe dy rrethe..

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmjen e 15 shtatorit kryeqytetin.

Hoxha tha se për atentatin e mbetur në tentativë, është përdorur një ekzekutor i huaj. Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se autori ka qenë vrasës italian dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse policia nuk e kap dot.

Kjo deklaratë u bë gjatë një debati që gazetarja Klodiana Lala bëri me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

LEXO EDHE:  Ngjela: Me sistemin e ri, as Rama dhe as Basha nuk do zgjidheshin deputetë

LEXO EDHE:  Berisha: T’i pritet rroga deputetëve që gënjejnë

Debati:

Klodiana Lala: Eksplozivi në mes të Tiranës, e ka parë e gjithë bota se ka shpërthyer eksplozivi në mes të Tiranës. Është akt terrorist i pastër.

Artan Hoxha: Klodi kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot.

Klodiana Lala: A nuk ju shqetëson kjo gjë?

Artan Hoxha: Është italian ekzekutori…

Sandër Lleshaj: Definicionet duhet të jenë korrekte. Ai nuk është akt terrorist. Ka një definicion për aktet terroriste./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Del video/ Ja momenti kur u ekzekutua 47 vjeçari shqiptar në një lokal në Brazil

Publikuar

-

Nga

Del videoja e vrasjes së 47-vjeçarit shqiptar Ilir Zelka para dy ditësh, teksa ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, në rajonin qendror të Sãn Paulos në Brazil.

Siç shihet nga videoja, Zelka në momentin që është ekzekutuar ka qenë ulur në restorant duke ngrënë. Autori i maskuar me bluzë të kuqe dhe kokore, e ka shigjetuar mirë Zelkën dhe më pas e ka qëlluar nga jashtë xhamit, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon.

Zelka reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët.

Ajo çfarë dihet është se Zelka ka qëndruar në një hotel që nga 20 nëntori dhe në bar-restorant Zurich, ku u vra duke ngrënë mëngjes, shkonte çdo ditë, derisa u ekzekutua në datën 1 dhjetor. Pronari i hotelit ku u vra Zelka, e ka përshkruar shqiptarin si person të frikësuar dhe që dukej sikur ruhej nga diçka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10 (të datës 1 dhjetor) me orën lokale. Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë ai ka ndërruar jetë në spital. Sipas të dhënave 47-vjeçari rezulton se ka qenë pronar i një kompanie që jepte prona me qera, me seli në Pragë, Çeki. Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij. Ai ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare “Zelka and Co.” së bashku me një tjetër preson.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë e ish-kryeministrit Berisha për Artur Zhejin/ Nga djegia e mandateve te pazaret e Ramës me Bashën

LEXO EDHE:  “Laboratori i  Xibrakës”/Policia: Akuzat e PD-së për kolumbianin, të pavërteta

Kompaninë e ka hapur më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi. Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.

Celulari i viktimës do të jetë një pistë kyçe në zbardhjen e ngjarjes. Nuk dihet nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin apo nëse ai ishte paguar për të kryer vrasjen. PAsi ka kryer vrasjen autori është lrguar me motorin e tij./CNA.al.


 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Habit Lleshaj: BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, jam krenar

Publikuar

-

Nga

Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Habit Lleshaj: BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, jam krenar

Dy muaj më parë, CNA.al publikoi skandalin e blerjes së një makine luksoze për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. ( Lexo këtu)

Një model BMW i fundit, i cili sipas të gjitha të dhënave të siguruara në faqen zyrtare të BMË, por edhe në mobile.de, shkonte në një vlerë mesatarisht rreth 100 milionë lekë.

Për këtë është pyetur sërish mbrëmjene sotme vetë ministri, i cili pretendon se makina nuk është blerë në vlerën e 100 milionë lekëve, por në vlerën e 49 mijë eurove.

Ai tha se makina është blerë direkt në kompani në Bavari, ndërsa pretendon se është favorizuar nga kompania për shkak të postit.

Lleshaj është përballur me një sërë pyetjesh rrufe nga drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu dhe nga gazetarja Klodiana Lala, ku herë pas here është zënë ngushtë.

Ministri thotë 49 mijë euro si të ishin 49 lekë për një kafe. Në fakt mjeti ka kushtuar më shumë, pasi ajo rezulton vlera e blerjes në fabrikë por çmimi nuk përfshin taksat që e çojnë gati 60 mijë euro minimalisht. Por Lleshaj përtej çmimit duhet të tregojë pse qarkullonte me targa false dhe pa siguracion.

Debati:

Lleshaj: Ministri i Brendshëm i Shqipërisë mban një makinë që kushton më pak se shumë makina të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Fevziu: Ky është faji po i Policisë së Shtetit që nuk verifikon pasuritë e këtyre njërëzve.

Lleshaj: Jo, jo, jo, më fal.

Fevziu: Ne po flasim për një simbol, se shteti shqiptar mund të ketë mundësi, nuk është ndonjë gjë që t’ju paguajë makinën më të shtrenjtë. Po flasim a është e drejtë që ministri i Brendshëm të lëvizë…

Lleshaj: Edhe çerek ore do më japësh kohë tani…

Fevziu: Jo s’të jap, 5 minuta maksimumi.

Lleshaj: Ministri i Brendshëm mban atë makinën që ju e shihni në sfond, është një makinë e cila kushton më pak se makinat që mbajnë drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit.

Fevziu: Sa kushton? Kjo makinë minimalisht kushton 100 mijë euro. Është BMW seria 7.

Lleshaj: Mund të bëjë edhe 700 mijë euro po deshe, kjo makinë i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: 49 mijë euro? Ku doli 49 mijë euro?

Lleshaj: Kaq!

Fevziu: Jam gati unë që nesër të shkoj ta marr një makinë të tillë për 49 mijë euro.

LEXO EDHE:  PD zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Vorës

LEXO EDHE:  Berisha: T’i pritet rroga deputetëve që gënjejnë

Lleshaj: Shko merre, nuk e merr dot po nuk u bëre ministër i Brendshëm.

Fevziu: Duhet të jesh një ministër i Bremndshëm që ta kesh një makinë të tillë?

Lleshaj: Po!

Lala: Të përfitosh nga posti, këtë po na thoni zoti ministër?

Lleshaj: Ka përfituar Shqipëria jo unë. Ka përfituar populli, se kjo nuk është makinë private zonjë, kjo është një makinë që është marrë nga shteti shqiptar.

Fevziu: Nga është marrë makina?

Lleshaj: Te prodhuesi direkt, shihni BMW-në atje, është marrë direkt te prodhuesi.

Fevziu: Është koncesionar në Shqipëri?

Lleshaj: Jo! Është marrë direkt te prodhuesi në Bavari. Atje është marrë dhe për këtë e ndjej veten krenar…

Fevziu: Është makinë e blinduar?

Lleshaj: Jo nuk është e blinduar. Është një makinë e thjeshtë, shumë e thjeshtë me konfiguracionin minimal, do t’ju ftoj kur të dalim po deshe hajde shihe jashtë që pastaj të heqësh dorë…

Fevziu: Unë e di që makina të serisë 7 kanë një çmim që fillon…

Lleshaj: Hajde provoje…

Fevziu: Fillon nga 95 mijë euro.

Lleshaj: Po aq fillon. Aq fillon për një blerës të zakonshëm.

Fevziu: Dhe shkon deri në 160 mijë euro në rastin më të zakonshëm.

Lala: Ta pyesim pak ministrin pse nuk jeni blerës i zakonshëm ju?

Lleshaj: Pse?

Lala: Pse? Na e sqaro.

Lleshaj: Po jam ministër i Brendshëm. Është shitur për ministrin nuk është shitur për individin.

Lala: Po ai është koncesionar, nuk pyet për ministrin e Brendshëm.

Lleshaj: Pyet. Po është blerë te prodhuesi moj zonjë, nuk është blerë te koncesionari, kupton? Prodhuesi është tjetër.

Lala: Pra, prodhuesi ju ka favorizuar se s’po e kuptojmë?

Lleshaj: Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

Lala: Që jeni ju ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Lleshaj: Edhe po të isha ministër i Brendshëm i Maqedonisë do ta merrja./ CNA.al

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

Skandali në DPSHTRR/ Si gënjyen drejtuesit

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj?

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Tre faktet që akuzojnë Sandër Lleshajn

LEXO TE PLOTE