LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmoi policinë/ Autori qëllohet për vdekje në Spanjë

20 Gusht 2018, 07:11, Aktualitet CNA
Sulmoi policinë/ Autori qëllohet për vdekje në Spanjë

Gjatë mëngjesit të sotëm, një person ka tentuar të sulmojë me thikë, disa oficerë policie pranë një rajoni në në Spanjë.

Mediat spanjolle raportojnë, se autori  ishte 29 vjeç dhe se kishte arritur të futej deri në recepsion, para se të vritej nga policia katalanase.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur pak para orës 6 në stacionin e policisë në Cornellà de Llobregat.

Burimet e policisë kanë treguar se oficerët u përpoqën të zmbrapsnin sulmin përpara se të hapnin zjarr.

E ditur bëhet dhe se para se të sulmonte autori ka thirrur ?Allahu Akabar?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga