LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Rama dhe Xhaçka “zhdukin” fshatin historik

20 Gusht 2018, 12:48, Aktualitet CNA
Skandali/ Rama dhe Xhaçka “zhdukin” fshatin historik

Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit në Macukull të Matit, tërmeti ka dëmtuar mbi 50 shtëpi, ndërsa shteti as nuk është kujtuar që ekziston një fshat i tillë.

Në postimin e tij, Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për të cilët thotë se ky fshat historik nuk ekziston.

Postimi i plotë:

Ne Macukull termeti ka demtuar mbi 50 shtepi!

Per Noriegen dhe ndrikull Xhaçken ky fshat historik nuk ekziston!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?Z Berisha Mirmengjes. Po te shkruai nga Fshati Macukull i Matit . Termeti na ka Demtuar shtepiat. Shum. Mbi 50 familje jetoin me mure te çara brenda. As njeri Ska ardhur nga shteti per te verefikuar Demet te shkarkuara nga termeti. Nese mundesh Informo organet kopetente. Me respekt F P. Macukull?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga