LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtatori i PD-së dhe Lulzim Bashës

20 Gusht 2018, 16:46, Aktualitet CNA
Shtatori i PD-së dhe Lulzim Bashës

Pritshmëritë për shtatorin e Lulzim Bashës duket se janë rritur shumë pas thirrjeve të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha, për revolucion.

Në fakt, sipas një axhendë të caktuar dhe paralajmërimeve të dhëna nga vetë Basha, pritet që në PD të rifillojë proçesi i dështuar i riorganzimit, i cili duhet të kishte përfunduar në muajin maj apo qershor, por u shty për në shtator.

Në të njëjtin muaj pritet që Basha të ngrejë tonet politike dhe tensionet. Nga ana tjetër rifillimi i parlamentit, pritet të sjellë edhe përplasje të forta.

Pas thirrjeve të Berishës për revolucion, apo LSI-së për mosbindje civile, pritet që të fillojë edhe një protestë, por kjo ende nuk ka një datë të saktë. Përpara saj mund të ketë edhe një bojkot të përkohshëm të parlamentit, apo një marrëdhënie të kushtëzuar.

PD tashmë e ka mbaruar çështjen ?Babale?, një audio-skandal që ju dështoi një kauzë dhe pas kësaj pritet që të tjera materiale, të rastësishme kryesisht, të publikohen për të mbajtur të tensionuar situatën politike, me qëllim për të shkuar drejt një proteste.

Në shtator me gjithë thirrjet e doktor Berishës, vështirë se mund të ketë një revolucion. Në fakt, revolucionin duhet ta bëjnë vetë demokratët për të rrëzuar Lulzim Bashën të parin, i cili është njeriu që me paaftësinë e tij epike mban në këmbë qeverinë dhe ndan pushtetin me Edi Ramën.

Rreth shtatorit, pas mbylljes së riorganizimit dhe zgjedhjet në struktura, pritet të zgjidhen edhe kryetarët e rinj të degës së PD-së, por edhe të propozohen dhe të kalojnë në filtra kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë, me kriterin e vetëm që të kenë para dhe të financojnë fushatën zgjedhore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga