LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk keni parë gjë akoma”/ Rikthimi i Tahirit turbullon ujërat në PS

20 Gusht 2018, 16:03, Aktualitet CNA
“Nuk keni parë gjë akoma”/ Rikthimi i Tahirit turbullon

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se ka hedhur pas furtunën që kaloi pas hetimeve dhe akuzave të forta politike, përplasjes me prokurorinë, por edhe më tej me politikën, e cila e çoi deri në dorëzimin e mandatit të tij si deputet.

Tahiri duket me pushime çlodhëse, dhe i përgatitur me energji të reja. Në shtator në PS pritet të mblidhet Asambleja. Ky rast i artë nuk mund ti kalojë mes këmbëve njeriut më të fortë pas Edi Ramës në Partinë Socialiste të kryeqytetit.

Saimir Tahiri ka heshtur ndoshta dhe më shumë sesa duhet dhe duket se ka ardhur koha të bërtasë, por edhe të godasë dhe së pari, ata që i futën thikën pas shpine brenda PS-së.

Përtej përplasjeve me Erion Veliajn, i cili për Tahirin dhe PS-në e Tiranës është thjeshtë një kafshatë buke që mbahet fort nga Edi Rama, Fatmir Xhafaj duket të jetë i dyti në betejë.

Ministri aktual i Brendshëm është një nga armiqtë e betuar të Tahirit. Një nga njerëzit që luftonte edhe kur ishin në pozicione të kundërta. Duket se beteja Xhafaj-Tahiri nuk do të kalojë pa zhurmë. Hakmarrja shijon më shumë kur serviret e ftohtë, por në rastin e Veliajt dhe Xhafajt duket se do të ketë temperaturë të lartë.

Kryebashkiaku i Tiranës është një nga njerëzit që nxiti mediat haptazi në sulm kundër Tahirit. Asnjëherë nuk doli në krah të kolegut të tij dhe për më tepër vuri në dispozicion gjithçka kishte si hapësirë brenda medias për ta ?sakatuar? Saimir Tahirin, dikur krahu i djathtë i Edi Ramës, që shihej me xhelozi nga Veliaj dhe një kastë tjetër si ajo e Xhafës në PS.

Shtatori po vjen dhe me shumë gjasë do të kemi një rikthim në betejë të ish-ministrit të Brendshëm, i cili ka heshtur dhe tani është koha për të folur dhe për të dëgjuar ato xhevahire që ai si tha kurrë, megjithëse bëri një mesazh publik, me një fjali të vetme: ?Nuk keni parë gjë akoma?.

Shtatori është momenti për të parë gjithçka ka ndenjur në hije dhe në heshtje të plotë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga