Connect with Us

Akuzat e forta ndaj Ballës/ Disa pyetje që “kryqëzojnë” Ramën

Aktualitet

Akuzat e forta ndaj Ballës/ Disa pyetje që “kryqëzojnë” Ramën

Publikuar

-

akuza e shkelzen berishes

Partia Demokratike vijon të denoncojë çështjen e biznesmenit shqiptar, i cili u arrestua dy ditë më parë nga autoritetet greke.

Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama si dhe kreut të grupit parlamentar të PS, taulant Balla.

Sipas Alibeajt, Balla dhe Rama në vend që t’ju përgjigjen pyetjeve, heshtin me pretendimin që çështja do të harrohet.

“Rama dhe Balla gabohen nëse mendojnë se do harrohet, se shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se  në Shqipëri sundon krimi i organizuar për shkak të lidhjeve të forta më politikën.”-tha ndër të tjera Alibeaj.

Ndërkohë Alibaej i ka drejtuar edhe disa pyetje kryeministrit Rama mes të cilave:

  1. Si është e mundur që një trafikant droge arrestohet nga policia greke, jo ajo shqiptare dhe
  2. Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligjin antimafia dhe të sekuestrojë pasuritë e biznesmenit shqiptar?

Po ashtu, Alibeaj tha se Taulant Balla ka detyrimin t’ju shpjegojë shqiptarëve se çfarë e lidh me trafikantin e drogës.

Deklarata e plotë:

Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.

Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.

Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht.

LEXO EDHE:  Rama si Enver Hoxha/ Tall dhe mashtron ish-të përndjekurit

Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet.

Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.

Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.

Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.

Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:

·        Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?
·        Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?

Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.

Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

·        Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?
·        Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

·        A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron! / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kolona të gjata në kufi/ Pushuesit nga Kosova mësyjnë drejt bregdetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Në pikën Kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve. Qytetarët e Kosovës edhe në këtë fillim javë kanë mërsyrë drejt bregdetit shqiptar. Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Qytetarët nga Kosova edhe në këtë fillim javë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Kolona janë krijuar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë.

Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lamë pas, por edhe me faktin e fillimit të javës ku fluksi është më i vogël.

Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrejte sociale gjatë ditës së sotme, shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsit e hyrje-daljeve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare Morinë për të hyrë në Shqipëri është 10 minuta.

LEXO EDHE:  “Një president Shqipëri-Kosovë”/ KE “shuplakë” Ramës



Policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit.

LEXO EDHE:  “Një president Shqipëri-Kosovë”/ KE “shuplakë” Ramës

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues.

Por, fundjava e dytë e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakonte për gushtin ku fluksi është më i madh.

Kjo për shkak të rrebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së temperaturave.

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk e ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve nga Kosova për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KED verifikon Regelta Panajotin, kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

KED verifikon Regelta Panajotin, kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka bërë të ditur datën e mbajtjes së mbledhjes së ardhshme si dhe objektin e shqyrtimit të mbledhjes që pritet të mbahet.

Në njoftim thuhet se mbledhja e caktuar në datën 17.08.2020 do të ketë si rend verifikimin e kandidatit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. KED do të vendosi përgjatë mbledhjes në qoftë se kandidatja Regleta Panajoti do të lejohet ose jo të kandidojë.

Axhenda



Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) njofton se ditën e hënë, datë 17.08.2020, ora 11.00, thërret mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbaleve të përmbledhur të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.

LEXO EDHE:  Procedimi penal ndaj deputetëve/ Shpërthen Nard Ndoka, fjalë fyese ndaj kryeministrit

LEXO EDHE:  Rama si Enver Hoxha/ Tall dhe mashtron ish-të përndjekurit

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatinpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: Regleta Panajoti. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të ardhura nga krimi/ Konfiskohen 4 apartamente dhe një makinë 200 mijë euroshe në Fier

Publikuar

-

Nga

Durrës/ U shoqërua nga policia për dhunë në familje, var veten 52-vjeçari

Policia e Fierit konfiskon katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.



– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Rama takohet nesër me Macron

LEXO EDHE:  Rama si Enver Hoxha/ Tall dhe mashtron ish-të përndjekurit

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta./CNA.al

LEXO TE PLOTE