Connect with Us

Afrimi i shtatorit/ Plas lufta në PS, ja klanet që goditen

Aktualitet

Afrimi i shtatorit/ Plas lufta në PS, ja klanet që goditen

Publikuar

-

Në shtator kryeministri Edi Rama pritet të skanojë ministrat për rezultate konkrete dhe për gjithçka ata kanë bërë apo nuk kanë bërë gjatë një viti.

CNA.al ka mësuar se janë disa ministra që mund të largohen, por përpara vendimeve të Ramës, në PS ka plasur lufta.

Shtatori do të jetë i nxehtë për socialistët dhe pritet një përplasje e ashpër me rikthimin në skenë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai ka heshtur, por mbyllja e çështjeve ligjore, do të sjellë një rikthim të tij, ç’ka mund të sjellë edhe përplasje me ministrin aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Tahiri është nga ata politikanë që mund të godasë nga poshtë dhe tashmë është i vetëdishëm për ata që e sulmuan, përfshirë Xhafajn i cili donte ta “shkrinte”, apo Veliaj, i cili investoi në media për “shpartallimin” e Tahirit.

Ish ministri i Brendshëm më afatgjatë pritet të sjellë turbullira të forta në PS. Tahiri ka shumë mbështetje në bazën e PS, ndërsa brenda strukturave ka më shumë mbështetje se Xhafaj dhe Veliaj, të marrë së bashku.

Nga ana tjetër, Ilir Beqja, ish-ministri i Shëndetësisë, ka filluar një betejë kundër ministres së re, Ogerta Manastirlu. Shpesh në media serviren informacione të dala nga zyra e Beqes, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku u largua me jo pak akuza dhe skandale.

LEXO EDHE:  Njëri dorën, tjetri grushtin/ Rama me Thaçin sikletosen në korridorin e Presidencës

E ndërsa klanet në PS kanë filluar, një përplasje duket edhe me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi. Ky përtej përballjeve ka zgjedhur të heshtë, megjithëse nga pas sulmeve, qëndron jo vetëm Erion Braçe, por edhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm në PS.

Braçes, një vit më parë ju propozua posti i Ministrisë së Bujqësisë, por më pas ai e “humbi” atë rrugës. Qejfmbetja e Braçes u reflektua edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku janë parë përplasje të forta të tij me ministrat e qeverisë.

Deri në Asamblenë e PS, gjithçka pritet ta organizojë Taulant Balla. Ky i fundit, tashmë numri dy në PS, duket të ketë ngelur i kënaqur me postin politik, por në krah të Gramoz Ruçit ai është nga rrymat më të forta në PS që kërkojnë të kenë përfaqësimin e tyre në qeveri.

Disa ministra pritet të largohen dhe shtatori do të jetë “shkundja” që Edi Rama do t’i bëjë qeverisë. Këto ndryshime kanë turbulluar ujërat në selinë e Rilindjes midis disa klaneve apo grupimeve të brendshme.

Në fakt, i vetmi klan që vendos për gjithçka dhe këdo është një emër i vetëm dhe ai quhet Edi Rama. Të tjerët përpiqen të shikojnë ëndërra me betejat e tyre. Një shtator me surpriza dhe përplasje për socialistët dhe asgjë më tepër se kaq./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  “Kjo është e poshtër, e ndyrë”/ Ish-ministri i Ramës lëshon gojën

LEXO EDHE:  “Je një servil, ti s’ke shtyllë kurrizore”/ Degradon debati mes Ballës dhe Shkullakut

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE