LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpëtoi dy vajza nga mbytja/ Ja kush është “heroi” i ditës

19 Gusht 2018, 09:59, Aktualitet CNA
Shpëtoi dy vajza nga mbytja/ Ja kush është “heroi” i

Luçjano Marku, është i riu i cili bëri aktin ?heroik?, duke shpëtuar dy adoleshente me origjinë nga Kosova, të cilat rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit.

Personi që shikoni në foto, ka shpëtuar dy turistet kosovare, përkatësisht të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku Luçjano edhe është trajnuar dhe punon si roje bregdetar, i pozicionuar në detyrë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Mësohet se një grup të rinjsh kanë qenë duke lundruar me varkë, kur varka është përmbysur jashtë zonës së sigurisë.

Pavarësisht distancës së largët, Marku ka arritur të shkojë në kohë dhe të shpëtojë dy vajzat që nuk dinin not.

Lajmet e fundit nga