LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtja e Lulzim Bashës për korrigjimin e kufijve/ Goxhaj zbulon prapaskenat

19 Gusht 2018, 15:18, Aktualitet CNA
Heshtja e Lulzim Bashës për korrigjimin e kufijve/ Goxhaj zbulon

Avokati Altin Goxhaj është një ndër zërat që ka reaguar fort kundër deklaratave për një korrigjim të mundshëm të kufijve në Ballkan.

Duke folur për FaxNews, Goxhaj është shprehur se Soros fshihet pas planeve për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Goxhaj gjithashtu ka hedhur akuza të forta edhe në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se fakti që hesht në lidhje me çështjen në fjalë, tregon se ka lidhje të forta me fondacionin Soros.

Më tej, avokati Goxhaj tha se Lulzim Basha e ka të ndaluar të flasë, pasi mbrapa tij qëndron George Soros.

?Po foli Berisha, e nuk foli Luli aty mbrapa është Sorosi. Këto dy javë Luli duhet të kishte folur më shumë se askush por e ka të ndaluar. Kush flet në PD pro Kosovës, cilësohet si hipokrit?, është shprehur avokati./CNA.al

Lajmet e fundit nga