LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i njohur flet me emra/ Zbulon “kokën” e Soros në Shqipëri

19 Gusht 2018, 15:41, Aktualitet CNA
Avokati i njohur flet me emra/ Zbulon “kokën” e Soros në

Avokati i njohur Altin Goxhaj vijon të denoncojë fondacionin Soros në Shqipëri, ndërsa ka bërë thirrje edhe për sekuestrimin e pasurive të tij.

I ftuar në studion e FaxNews, ndër të tjera Goxhaj ka thënë se Soros fshihet edhe pas planeve për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Avoati, Goxhaj, gjithashtu ka hedhur akuza edhe ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, për të cilin thotë se ka lidhje me Soros.

Sipas Goxhajt njeriu i cili do të flasë për kampin e shfarosjes në Tepelenë, është Ermal Frashëri, i cili sipas avokatit është i dërguar i Soros.

Më tej ai e cilësoi personin në fjalë, si ?kokën? e koncesioneve dhe të PPP-vë në Shqipëri.

?Njeriu që do të flasë për kampin e shfarosjes në Tepelenë, është Ermal Frashëri, koka kryesore e koncesioneve e PPP-ve,  drejtor fondacionesh të Soros?-tha Goxhaj.

Po ashtu, Goxhaj ka akuzuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se ?Ermal Frashëri është ftuar në Shqipëri nga kreu i opozitës. Është dhuratë e Lulzim Bashës?-tha më tej Goxhaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga