LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet e reja/ Thellohen hetimet për Adriatik Llallën

18 Gusht 2018, 16:55, Aktualitet CNA
Zbardhen detajet e reja/ Thellohen hetimet për Adriatik Llallën

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa mësohet se ato janë shtrirë edhe jashtë vendit.

Ish-kreu i organit qendror të akuzës është duke u hetuar për 4 vepra penale, për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi.

Pista ku organi i akuzës është përqendruar më tepër është ajo e pastrimit të parave, gjë që solli më pas dhe sekuestrimin e pronave të tij.

Gjithashtu po kryhen verifikime dhe jashtë vendit, pasi ka dyshime se mund të ketë dhe në vende të BE llogari bankare apo prona.- raporton gazeta Sot

Prokuroria ka bërë lidhjen e veprës së pastrimit të parave me mosdeklarimin e parave në kufi.

Llalla është zbuluar se ka kaluar në një pikë kufitare me shuma të mëdha parash në gjendje cash që shkojnë deri në mbi 10 mijë euro.

Organi i akuzës mësohet se ka marrë të gjitha të dhënat e sistemit TIMS mbi kalimet jashtë vendit të Llallës gjatë viteve të fundit.

Në lojë ka hyrë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila që më herët ka kryer verifikime për Llallën në kuadër të vetingut.

Lajmet e fundit nga