LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen drogë dhe municione/ Në pranga dy persona

18 Gusht 2018, 07:14, Aktualitet CNA
Sekuestrohen drogë dhe municione/ Në pranga dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar drogë dhe municione.

Mësohet se të arrestuarve, Armando Behari, 24-vjeç dhe Xhavit Bogdani, 21-vjeç u janë kapur  1.1 kg kanabis, 66 fishekë, 2 aparate celularë dhe 1 dorezë metalike.

Gjithashtu bëhet e ditur se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e ?Ali Demit? dhe ?Martenitetit të Ri? dhe gjatë kontrollit të ushtruar në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Operacion policor antidrogë i koduar ?Tattoo?, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në bashkëpunim.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar ?Tattoo?, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– A.B, 24 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B, 21 vjeç, banues në Përrenjas.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e ?Ali Demit? dhe ?Martenitetit të Ri? dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

– 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

– 2 aparate celularë

– 1 dorezë metalike

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale ?Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga nenet 283/2, 278/2 të Kodit Penal dhe për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta?, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O. Gj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga