LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publicisti i njohur degjeneron Ramën dhe Bashën/ Tregon të vetmen zgjidhje për shqiptarët

18 Gusht 2018, 12:47, Aktualitet CNA
Publicisti i njohur degjeneron Ramën dhe Bashën/ Tregon të vetmen

Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se është një burrë shteti i dështuar dhe për më tepër e cilëson edhe të lig.

Në një intervistë për gazetaren Entela Resulin e Ditas, Mehmeti është shorehur se ?Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm.

Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar.  Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk duhet besuar?.

Ndër të tjera ai theksoi se Rama është shkëputur nga realiteti:

?Siç duket ai prej moti është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ai çdo gjë do shkonte ?në të s?ëmës?.

Po ashtu, Mehmeti nuk ka lënë pa thumbuar edhe kreun e opozitës. Ndërsa është pyetur nga gazetarja nëse kemi të bëjmë me një një qeveri arrogante dhe një opozitë të paaftë, ia tha se ?Nuk mund të flitet për opozitë frytdhënëse në një vend ku çdonjëri i mbron hajdutët e vet dhe ku mbisundon mendësia se hajduti dhe krimineli i partisë sime, është më pak hajn e keqbërës se ai i partisë kundërshtare.?

Sipas tij, alternativa e vetme që u mbetet qytetarëve është të bëjnë spastrimin e elitave politike, por jo vetëm të tyren.

Lajmet e fundit nga