Nga opozita e PS-së tek PD/ Kush janë kopjet e Tahirit, Ballës dhe Braçes? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga opozita e PS-së tek PD/ Kush janë kopjet e Tahirit, Ballës dhe Braçes?

Publikuar

-

Kur e majta ishte në opozitë, tre nga zërat më të fortë që bënin opozitarizëm ishin Saimir Tahiri, Taulant Balla dhe Erion Braçe, të cilët pas ardhjes së PS-së në pushtet, morën edhe shpërblimin e tyre nga Rama.

Saimir Tahiri, mori shpërblimin e tij, duke mbajtur për rreth katër vite, detyrën e ministrit të Brendshëm.

Taulant Balla, një zë mjaft aktiv qoftë në parlament, në daljet për mediat apo edhe në rrjetet sociale, po ashtu ka marrë shpërblim nga Rama, duke e bërë kryetar të grupit parlamentar të socialistëve dhe sekretar i përgjithshëm i PS-së.

Basha, Salianji

Ndërsa, Erion Braçe është një nga luftëtarët më të mëdhenj kundër Berishës dhe në kohën e opozitës socialiste ishte ndër zërat më të fortë dhe më aktivë. Me ëndrrën për tu bërë ministër Bujqësie, është i vetmi që mbeti pa marrë kolltuk ministri, apo pa marrë “shpërblimin” e duhur nga kreu i qeverisë. Megjithatë ai mban postin e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Të tre zërat më aktivë të PS, kanë marrë shpërblimin e tyre, për opozitarizmin e tyre. Por, duke parë aktivitetin e sotëm politik, ne të CNA.al kemi zbuluar se kush janë Tahiri, Balla dhe Braçe në PD.

LEXO EDHE:  “Fik makinën”/ Dështon protesta e opozitës

E nëse Lulzim Basha vjen ndonjëherë në pushtet, që me të në krye, PD i ka shancet e pakta, ata që janë sot zërat e fortë opozitar, pritet që ashtu sic ndodhi me PS-në të marrin “shpërbilmet” për aktivitetin e tyre politik.

Basha, Balliu

Deputeti i video-skandalit erotik, Ervin Salianji është nga zërat më aktiv, njësoj si Saimir Tahiri kur ishte në opozitë. Kuptohet që nuk ka peshën e Tahirit, por nesër neës Luli vjen në pushtet, ai do të jetë ministër i Brendshëm. Nuk e kemi të vështirë të zbulojmë edhe “Taulant Ballën” e PD-së.

Askusht nuk ka dyshime, Klevis Balliu do të shkëlqente si numri dy i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar.

Basha, Murrizi

 

 

Një nga njerëzit aktivë, por që do ngelet pa post ministror, dhe që do zhgënjehet ashtu si Braçe, me shumë gjasa është Myslim Murrizi.

Në qoftë se dikush ka kundërshtime, nuk pranojmë ndryshime vetëm për dy emrat e parë./ CNA.al-Satirë politike

Aktualitet

Shënohet viktima e tretë/ Hidhet nga kati i nëntë 61-vjeçari

Publikuar

-

By

Tre raste vdekjesh janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa dy viktima u regjistruan nga aksidentet rrugore, njëri në Divjakë dhe tjetri në Golem, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima është një 61-vjeçar, i cili i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës.

LEXO EDHE:  “Fik makinën”/ Dështon protesta e opozitës

Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Përgjaken rrugët/ Tjetër aksident i rëndë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E bujshme/ Një tjetër shqipar në Serinë A, do jetë shok skuadre me Berardin

Publikuar

-

By

Numri i shqiptarëve në Serinë A po shtohet gjithnjë e më shumë, kjo edhe për shkak të faktit se brezi i 19-vjeçarëve që janë pjesë e ekipeve të të rinjve, po bëhet gati për kapërcimin e niveleve për t’u bashkuar me skuadrat e para.

I radhës që “gradohet” në elitë është Aristidi Kolaj.

Sulmuesi i Sasuolos U-19, së fundmi ka nisur fazën përgatitore përkrah ekipit që lufton në Serinë A. Sulmuesi kuqezi i cili ka debutuar me Kombëtaren U-21 të Alban Bushit në maj të këtij viti, i është bashkuar Berardi & Co gjatë ditëve të para të fazës përgatitore. 20- vjeçari shtatlartë 181 centimetra është ftuar nga trajneri De Zerbi për fazën përgatitore

LEXO EDHE:  Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

Një shans për të përfituar ngarkesë maksimale stërvitore, por edhe për të fituar eksperiencë në skuadrën e parë të Sasuolos, shkruan “Panorama Sport”.

Për Kolajn, ky mund të jetë momenti në karrierën e tij në të cilin të jetë pjesë e ekipit të parë përgjatë sezonit në vazhdim. Kolaj mund të luajë si sulmues kryesor, por edhe në rolin e mesfushorit të avancuar anësor, apo edhe sulmuesit anësor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndeshjet e kthimit, dy ekipet shqiptare kërkojnë sot lavdinë në Champions League

Publikuar

-

By

Rezultatet e ndeshjeve të para bëjnë që kampionia e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Feronikeli dhe Shkëndija e Tetovës, të jenë një hap larg kalimit në turin e dytë të Champions-it. Më të sigurt janë kuqezinjtë nga Tetova, që e kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë të luajtur në Estoni ndaj Nome Kalju.

Ndërsa Feronikeli mori një barazim dramatik, 2-2, në Uells ndaj Nju Saints. Të dyja ekipet janë pritëse sot me shpresën që do të jenë ata që do të vazhdojnë rrugën në Champions për të mos devijuar që tani në Ligën e Europës. Shkëndija TetovëNome Klaju luhet sot në orën 17:00 ) në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit.

“Pas ndeshjes së parë, kemi analizuar gabimet që i bëmë në Talin, ndërsa nesër (sot) presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

LEXO EDHE:  Humbi jetën në aksident/ Saimir Tahiri dedikim prekës kryetares së FRESSH

Takimi gjykohet nga një treshe zvicerane, me kryesor Alain Bieri. Feronikeli-Nju Saint do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës në orën 20:45 dhe do të gjykohet nga një treshe norvegjeze me kryesor Espen Andreas Eskasin, shkruan “Panorama Sport”.

Feronikeli ka nxjerrë në shitje bileta me çmim 3 dhe 15 euro për këtë takim, por presidenti i klubit, Naser Ramaj, ka vendosur që të shpërndajë falas rreth 3 mijë bileta, në mënyrë që skuadra të ketë mbështetjen e duhur për të arritur suksesin dhe për të shkruar historinë e klubeve kosovare në Europë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending