LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ndale vajin"/ Profesori i njohur shuplakë Opozitës

18 Gusht 2018, 10:02, Aktualitet CNA
"Ndale vajin"/ Profesori i njohur shuplakë Opozitës

Profesori i njohur dhe analisti Agron Gjekmarkaj në një opinion të tijin i ka dhënë një shkuplakë të fortë opozitës shqiptare, drejtuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, por pa lënë pas dhe Monika Kryemadhin.

Gjekmarkaj shkruan se opozita duhet të ndalë vajin dhe ankesat se fajin ja ka Qeveria për gjendjen, por të filloj të vetëmbrohet.

Më tej Gjekmarkaj thotë se Opozita ka nevojë për njerëz, pasi është braktisur dhe ata e kanë një arsye të fortë që i rrinë larg. Ata kërkojnë prej saj ndryshim thelbësor.

?Opozitës nuk ia ka në themel fajin Kryeministri, me gjithë zellin e tij për ta defaktorizuar atë. Krahas paralajmërimeve, lajmërimeve, evidentimit të plagëve, qarjes së hallit, opozitës i duhet kërkuar ta ndërpresë vajin dhe të vetëmbrohet. Ajo ka nevojë për qytetarë në bedenat e saj, për shumë të tillë. Ata, një arsye e kanë, përtej joshjeve dhe shantazheve të pushtetit, që ende nuk i bashkohen opozitës. Ata i kërkojnë asaj ndryshim thelbësor. Ndihmë është të trokasësh në derën e saj e t?i thuash se Kryeministri po të bën këtë e atë.

Më e madhe do të ishte ajo nëse zërat që preokupohen nga deriva totalitare e Ramës t?i kërkojnë me ngulm Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të gjejnë krahë si kali i Pegasos, të fluturojnë, të bëjnë një mrekulli që njerëzia të mahnitet. E meqenëse këtë s?ka logjikë t?ua kërkojnë, mos të lodhen së insistuara e së përsërituri që PD dhe LSI, për aq kohë sa perceptohen si aset privat dhe jo si hapësirë publike, nuk joshin shumëkënd duke ua njohur historinë e deritanishme. Kritikat duket sikur e dobësojnë opozitën. Ky është perceptim vetëm në dukje që i shkon për shtat lidershipit, i cili e ka zët reflektimin që i zbeh sundimin. E vërteta teorikisht duhet ta ndihmojë atë?, – shkruan Gjekmarkaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga