LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Larg politikës/ Pushimet bëjnë bashkë Metën dhe Kryemadhin

18 Gusht 2018, 07:59, Aktualitet CNA
Larg politikës/ Pushimet bëjnë bashkë Metën dhe

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në proflin e tij në rrjetet sociale, ka treguar se i është larguar politikës për të shijuar disa ditë pushime me familjen e tij.

Meta ka shkruar, se bashku me familjen e tij ka shkuar për të pushuar në Kosovë.

?12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit?,– ka shkruar Meta.

Krahas këtij postimi, Meta ka postuar edhe disa foto nga pushimet, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit dhe dhe vajzës së vogël, Erës.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë.12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga