LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kopja e pastër e iPhone X që kushton shumë herë më lirë

18 Gusht 2018, 12:40, Tech CNA
Kopja e pastër e iPhone X që kushton shumë herë më

Shumë prodhues telefonash celularë janë kritikuar pasi kanë kopjuar shumë karakteristika nga i veçanti i Apple, iPhone X.

I radhës që ka sjellë një kopje të mirfilltë të iPhone X është Motorola.

Motorola e re P30 është quajtur nga ekspertët ?një kopje e pacipë e iPhoneX?.  Gjithsesi, Lenovo, që zotëron markën Motorola, nuk iu është përgjigjur ende kritikave.

Sipas vëzhguesve, Motorola ka shkuar aq larg sa ka zbukuruar ekranin me një wallpaper thuajse identik me atë të Apple-it.

Ka nga ata që thonë gjithashtu se dizajni është aq i ngjashëm, saqë thuajse është e pamundur të dallosh Motorolën nga iPhone X në qoftë se nuk i kushtosh shumë vëmendje logos.

Sidoqoftë, Lenovo ka thënë se ka regjistruar fitime për katër mujorin e parë të vitit, pasi shënoi humbje një vit më parë.

Kompania planifikon të shesë Motorola P30 në Kinë, me dy çmime të ndryshme në varësi të modelit. Varianti që vjen me 6 GB RAM dhe 64 GB hapësirë të ruajtjes pritet të shitet për 304 dollarë. Ndërsa, varianti me 6 GB RAM dhe 128 GM hapësire memorieje  pritet të shitet për 361 dollarë.

Lajmet e fundit nga