LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në ndeshjen Skënderbeu-Partizani/ Policia në kërkim të autorëve

18 Gusht 2018, 09:20, Aktualitet CNA
Dhuna në ndeshjen Skënderbeu-Partizani/ Policia në kërkim

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, janë referuar materiale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia, persona ende të paidentifikuar kanë iniciuar dhunën dhe për pasojë janë lënduar tri prej tifozëve dhe janë shkatërruar disa stola.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe indentifikimin e autorëve.

Njoftimi i plotë:  

Korçë

Më datë 18.08.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pasi në stadiumin ?Skenderbeu?, të qytetit të Korçës, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së futbollit “Skënderbeu”-“Partizani”, persona ende të paidentifikuar (tifozë të të dyja skuadrave), janë konfrontuar dhe për pasojë, janë shkatërruar stola si edhe janë lënduar lehtë tre prej tifozave.

Nga ana e Policisë, po punohet per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Nenet 274, 150 dhe 89 të Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga