LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zv.ambasadorit amerikan i mbaron mandati/ Ja ç’thotë ai për Shqipërinë (Video)

17 Gusht 2018, 18:14, Aktualitet CNA
Zv.ambasadorit amerikan i mbaron mandati/ Ja ç’thotë ai

Pas mbarimit të mandatit të zëvendës ambasadorit amerikan në Tiranë David Muniz, ai nuk ka nguruar të thotë disa fjalë për Shqipërinë.

Në një video të publikuar në faqen e ambasadës amerikane në rrjetet sociale, Muniz ka thënë se Shqipëria është një vend premtues dhe e ardhmja e tij është e ndritur.

?Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur, edhe sapo mbërrita këtu tre vjet më parë unë dhe bashkëshortja ime menduam të njëjtën gjë, ky vend na mahniti me mrekullinë e tij. Dhe që atëherë, asnjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur?, ka thënë ndër të tjera Muniz. /CNA.al

Lajmet e fundit nga