LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliajt i plasin ujërat

17 Gusht 2018, 08:42, Aktualitet CNA
Veliajt i plasin ujërat

Në këto ditë të nxehta gushti, banorët e kryeqytetit janë duke vazhduar të furnizohen me ujë vetëm në orare të caktuara, edhe pse një nga premtimet e hershme të kryetarit, Erion Veliaj ka qenë se Tirana do të kishte ujë 24 orë.

Por nëse në shtëpitë e banorëve të Tiranës, nuk ka ujë 24 orë nëpër rrugët e kryeqytetit ujërat plasin 24 orë.

Kjo gjë është faktuar nga një banor i rrugës “Muhamet Deliu”, i cili ka  shkruar në redaksinë e CNA.al se në këtë rrugë nuk mundesh të kalosh dot, pas një difekti që ka ndodhur në një tubacion.

?Defekti ka që të enjten e kaluar dhe akoma nuk është rregulluar dhe nuk dihet, se kur do rregullohet?,- ka shkruar denocuesi për CNA.al.

E me sa duket banorët e Tiranës do vazhdojnë ta vuajnë mungesën e ujit, përsa sa kohë që ai shpërdorohe si në videon e mëposhtëme nga Veliaj./ CNA.al

Për më shumë shikoni videon:

Lajmet e fundit nga