Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi dhe kandidati i PD Agim Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në Report Tv.
Debati mes tyre ndodhi teksa Murrizi komentonte deklaratat e Ramës i cili sot tha se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.
Murrizi, se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.
Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.
Pas ngritjes së toneve Agim Baçi braktisi studion.
Debati:
Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta. E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.
LEXO EDHE: Punëtori nga Bangladeshi, votuesi i ëndërruar i Edi Ramës
Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?
Murrizi: E kam denoncuar!
Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!
Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?
Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.
Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?
Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.
Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!
Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?
Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.
Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!
Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua
Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!
Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)