LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse flokët e qelqtë janë kthyer në të preferuarit e të gjithëve dhe si t’i arrini

17 Gusht 2018, 19:15, Aktualitet CNA
Pse flokët e qelqtë janë kthyer në të preferuarit e

Para pak kohësh, të gjithë ishin të fiksuar me ?lëkuren e qelqtë?, një trend korean që përkthehej në lëkurë shumë të butë, shumë të shkëqlyeshme. Tani, koncepti ka marrë tjetër formë: flokë të qelqtë.

?Floku i qelqtë? konsiston në një prerje të shkurtër bob, të lëmuar deri në perfeksion. Kombinimi i prerjes së drejtë dhe butësisë së flokut janë dy kontraste që për çudi, shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Natyrisht, trendi u bë shumë popullor në rrjete sociale pasi Kim Kardashian, Lucy Hale dhe Jourdan Dunn e provuan vetë.

Stilistja e flokëve Jennifer Yepez ishte ndër të parat që pikënisi trendin duke postuar këtë foto të Hailey Baldëin në shkurt. Për të realizuar teksturën e shkëlqyeshme, Yepez përdori CIment Thermique Blow Dry Primer, Densifique Densimorphose Hair Mousse dhe Créme Magistrale Mask.

 

Po në Instagram, stilisti i preferuar i Hollywood-t, Chris Appleton, tha se frymëzimi i tij për flokët e Kim Kardashian ishin prerjet e ?90-s. ?Ia preva flokët më shkurt nga ç?ia kisha prerë ndonjëherë, mu poshtë nofullës. Linja ishte e drejtë, pa asnjë lloj lakimi,? shton ai. Appleton prëdori Dream oat Anti-Humidity Treatment nga Color Wow dhe e thau flokun me furçë të madhe. Për shkëlqim më të fuqishëm, Appleton përdori Pop & Lock Gloss Treatment vetëm në maja.

Lajmet e fundit nga