LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është një UFO”, burri filmon objektin e çuditshëm mbi liqen

17 Gusht 2018, 21:50, Aktualitet CNA
“Ky është një UFO”, burri filmon objektin e

Një tjetër video që pretendon se ka dokumentuar ekzistencën e alienëve dhe vizitat e tyre në Tokë ka dalë në qarkullim.

Pamjet janë regjistruar nga Jason Swing më 29 maj të këtij viti dhe në video duket një objekt i çuditshëm që po fluturon mbi liqen.

Gjithsesi, duke qenë se burri që po filmonte ishte duke ecur, pamjet janë jashtëzakonisht të lëkundura dhe jo fort të qarta.

Në videon e publikuar në YouTube, ai dëgjohet të thotë.

Kjo është një anije kozmike”.
Në përshkrimin e videos thuhet:

Isha në punë rreth orës  10:30 a.m, po binte shi gjatë gjithë mëngjesit. Kur shiu më në fund pushoi, shkuam të merrnin një barkë në liqen. Kur ktheva kokën, pashë këtë gjënë që po fluturonte shumë ulët.”
Nuk dihet se çfarë ka qenë objekti që ka filmuar Jason Swing, por komentuesit në YouTube u kujdesën të sillnin versione të ndryshme të historisë.

Një komentues shprehej:

Unë besoj se ka aeroplanë të përparuar ushtarak, në qiellin tonë”.
Karolina e Veriut është shtëpia e bazave të shumta ushtarake, duke përfshirë Fort Bragg, Bazën e Forcave Ajrore dhe objekti i Trupave Detare Camp Lejeune.

Lajmet e fundit nga