LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gërhitja është një problem për ty dhe të tjerët rreth teje? Ne e kemi zgjidhjen për të shpëtuar prej saj

17 Gusht 2018, 09:25, Kuriozitete CNA
Gërhitja është një problem për ty dhe të

Të gërhiturit është një problem që e rastisim shpesh. Të gjithë ju njihni të paktën një njeri nga familja apo nga rrethi familjar që gërhet.  Ky problem nuk është shqetësues vetëm për personin që gërhet por edhe për të tjerët që janë pranë tij.
Studiues të shumtë janë marrë me këtë problem dhe kanë arritur në përfundimin se përveç mënyrës se si flemë, paska ndikueshmëri dhe ushqimi.
Shkenca ka krijuar edhe një aparat i cili stabilizon problemin e të gërhiturit. Ky aparat kundër gërhitjes shtyn  jashtë faqet e hundës, zgjeron kanalet e frymëmarrjes së hundës dhe mundëson një frymëmarrje të lehtë.
Por për disa persona ky aparat është i bezdisshëm, e për disa te tjerë shpenzim ekonomik. Për këtë arsye ne do ju japim disa këshilla që kanë të bëjnë më ushqimin dhe që mund të ndihmojnë në parandalimin, ose lehtësimin e gërrhitjes.

? Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart. Është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale, kështu që përdorimi sa më i shpesht i tij është rregullator edhe i problemit të gërhitjes.
? Uji : Sigurisht që uji është tepëri rëndësishëm për trupin tonë. Munges e ujit e çon trupin në dehidratim. Por problem i gërhitjes ndodh kur ne nuk kemi konsumuar shumë ujë dhe shtrihemi të flemë. Trupi duke kërkuar uji bën që gjuha të bashkohet me qellzën duke shkaktuar atë zhurmën e gërhitjes. Kështu që pini sa më shumë uji, sidomos para se të flini!
? Mjalti: Përdorimi i majltit këshillohet shumë edhe nga mjekët. Dobitë e mjaltit janë të panumërta ku mes tyre mund të përmendim efektin e tij pozitiv që jep edhe për gërhitjen. Duke qënë se mjeksia na ka treguar se mjalti lufton mukozën dhe ulçerën në gojë, atëherë nga ky efekt ai eleminon edhe problemin e gërhitjes. Kështu që konsumoni mjalt cdo ditë, mund ta tresni në uëj ose qumësht, por edhe mund ta hani ashtu siç është.
? Duhani: Të gjithë i njohim efektet negative të cigares në trupin tone. Cigarja ndikon shumë edhe në gërhitje. Tymi i duhanit shkakton fryrjen e cipës së hundës dhe indeve të fytit dhe bllokimin e enëve të vogla të mushkërive. Kështu që për të gjithë duhanpirësit duhet të reduktonin sasin e pirjes së cigars , akoma më mirë nëse e eleminoni fare, jo vetëm për shkak të gërhitjes, por edhe për probleme të shumta shëndetësore që ai shkakton.
Përdorini këto këshilla dhe do të shihni ndryshimin shumë shpejt, gjithashtu tregoni kujdes me ushqimin dhe produkte të tjera që fusni në organizëm.

Lajmet e fundit nga