LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/ Ja si Edi Rama shpërbleu Emiljano Shullazin

17 Gusht 2018, 16:36, Aktualitet CNA
Faktet/ Ja si Edi Rama shpërbleu Emiljano Shullazin

Në një dalje për mediat pasditen e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të deputetit të PS, ish-zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës, Jurgis Çyrbja.

Sipas deputetit Alibeaj, përgjimet e bëra publike sot nga mediat provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Ndër të tjera Alibeaj theksoi se ?deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.
Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë.?.

Alibeaj shkoi edhe më tej, ndërsa hodhi akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Rama. Deputeti demokrat u shpreh se futja në parlament e deputetit Çyrbja, është shpërbilimi që kryeministri Rama i bëri bandës së Emiljano Shullazit.

?Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Cyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë.?-tha ndër të tjera Alibeaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga