LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Serviset e makinave rrezikojnë jetën e shqiptarëve, me bekimin e qeverisë 

17 Gusht 2018, 13:29, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Serviset e makinave rrezikojnë jetën e shqiptarëve,

3200 servise të regjistruara në QKR, nga këto vetëm 58 prej tyre janë të licensuara nga institucionet përgjegjëse sic është ministria e Infrastrukturës dhe DPSHTRR.

Shërbimi i servisit të mjeteve është i rregulluar me ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 ,në zbatim të të cilit më pas kanë dalë disa VKM dhe udhëzime, të cilat në këto 12 vite nuk janë zbatuar aspak.

Çfarë ndodh realisht?

Servise të pacertifikuara, të paautorizuara hapen ditë e natë. Pa pasur eksperienca profesionale apo autorizimet dhe çertifikimet e duhura, operojnë në treg duke marrë punonjës të çfarë do lloj. Mjafton një çelës në dorë, një çekan dhe një daltë, hiq vida dhe shtrëngo vida.

Shqiptarët i bëjnë serviset e makinave në vende ku njohin ustallarë dhe mjeshtra, por nga 3200 servise në total, vetëm 58 janë të licensuara.

Rreth 3142 të tjerë nuk kanë çertifikatë profesionale, vetëm regjistrimin në QKR. Ky është realiteti zyrtar në Shqipëri për gjendjen e serviseve. Çertifikmet mund të jepen nga kompani të ndryshme dhe pasi je regjistruar në QKR, dhe ke marrë licensen e duhur që di ta bësh këtë lloj pune mund të fillosh aktivitetin.

Por në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë. Serviset vazhdojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, para syve apo edhe me bekimin e qeverisë. Sepse shifrat zyrtare janë aty. Ndërkohë që janë regjistruar në QKR mbi 3 mijë servise, licensohen vetëm 58 prej tyre, por dhe këto tjerat vijojnë aktivitetin normal.

CNA.al ka siguruar një raport konfidencial kontrolli, dërguar ministrit Gjiknuri dhe kryeministrit Rama. Gjendja e serviseve duket një situatë alarmante, pasi në Shqipëri funksionon teoria ?ustai i mirë, X apo Y? dhe në fakt pa dashje shqiptarët nuk e dinë se po kryejnë ?vetëvrasje? pasi shumica e serviseve janë të paçertifikuara, pa eksperiencë dhe ?ustallarë? të bërë vetë.

Shumë prej tyre përdorin pjesë këmbimi të pacertifikuara,  jashtë standardeve, të përdorura dhe ripërdorura që në fakt s?janë gjë tjetër veçse zgjidhja për ti bërë gropën vetes.

Ligji ka dalë në vitin 2006, VKM-të ekzistojnë ashtu si edhe udhëzimet, por askush nuk i zbaton. Serviset bëjnë sikur nuk dinë, institucionet shtetërore sikur kanë harruar dhe shqiptarët që e pësojnë me kokën e tyre duke kryer shërbimet e mjeteve në servise pa eksperiencë, shumë prej tyre që bëjnë edhe eksperimente. Të tjerë që përdorim pjesë këmbimi të vjetra dhe jashtë standardit, apo të tjerë që për të mbijetuar kanë gjetur një profesion dhe më pas rrezikojnë jetë njerëzish me ?zanatin? e tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga