LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasjet e pazbardhura/ Artan Hoxha: Shteti është një vizatim në Shkodër

16 Gusht 2018, 16:01, Aktualitet CNA
Vrasjet e pazbardhura/ Artan Hoxha: Shteti është një vizatim

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka dhënë alarmin për nivelin e kriminalitetit në Shkodër dhe pamundësinë për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura në këtë qytet.

Duke folur për Report Tv në lidhje me ekzekutimin e ish- oficerit të policisë Boran Bërçanës së bashku me bashkëshorten, Hoxha është shprehur se në Shkodër nuk ka të paprekshëm, ndërsa shteti nuk ka fuqi të veprojë.

Për gazetarin, shteti është thjesht një vizatim në Shkodër, Hoxha ka përmendur një sërë vrasjesh të cilat nuk janë zgjidhur ende.

?Në Shkodër nuk ka të paprekshëm. Kush e ka menduar veten të tillë, e ka parë veten në shtyllë. Kujtojmë disa vrasje si ajo e Fatmir Koçisë, i cili u ekzekutua tek dera e shtëpisë. Më pas Kujtim Vajushi, Shkëlqim Cafi, ndërsa Esat Valbona është ekzekutuar me snajper.

Ka patur edhe biznesmenë të vrarë, këtu përmend vrasjen e Astrit Meshunit dhe Fatbardh Licit pak ditë më parë. Nisur nga të gjitha këto ngjarje, shteti në Shkodër është thjesht një vizatim?, u shpreh Artan Hoxha. /CNA.al

10:54 Aktualitet

Luli ku je ti?

Këto ditë të nxehta gushti, kreu i opozitës Lulzim Basha, po...

Lajmet e fundit nga